Durrës, zhvillohen zgjedhjet e FRD-së në rajonin nr.5

1 prill 2015 -Në kuadër të riorganizimit të Strukturave Drejtuese të FRD-së, në Durres u zhvilluan zgjedhjet në Rajonin nr.5 respektivisht te Lagjja nr.13 ( Plazh ). Gazmend Oketa, Sekretar i Përgjithshëm i FRD-së përshëndeti strukturën ekzistuese duke pasqyruar në një rezyme zhvillimet politike dhe duke u ndalur në rëndësinë e zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit, e lidhur kjo edhe me rolin e FRD-së, e cila po ridimensionon strukturat e saj duke u dhënë peshë reale FRD-së në zgjedhjet lokale të 21...

Rikthehet pushimi të hënave për festat në fundjavë

1 prill 2015 - Një lajm i mirë vjen për ata që punojnë në administratë. Nëse një festë do të qëllojë të shtunën ose të dielën, e hëna do të jetë ditë pushimi. Këtë vendim, i cili u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë, e ka dhënë zëvendkryeministri Niko Peleshi në një konferencë për shtyp. Duke siguruar që nuk është një shaka për 1 Prillin, ditën e gënjeshtrave, Peleshi tha se ky është një stimul i rëndësishëm për turizmin e brendshëm dhe respekton komunitetet fetare. Ky vendim do të zbatohet që...

Paguan vrasësin 15 mijë € për hakun e të vëllait,...

1 prill 2015 - Pas 12 vitesh nga vrasja e të vëllait, një 56-vjeçar kishte paguar 15 mijë euro për të marrë hak ndaj vrasësit. Fatmirësisht krimi nuk ndodhi, pasi është parandaluar nga policia duke vënë në pranga porositësin dhe vrasësin me pagesë. Ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes të së martës në fshatin Lepenicë të Vlorës, ku u tentua të vritej në banesën e tij 53-vjeçari Lahe Jazaj, nga vrasësi me pagesë Luka Sherfi. Këtë të fundit e kishte porositur për të kryer krimin 56-vjeçari Mersin Alli...

Kush nuk paguan energjinë tani i bllokohet edhe tapia e...

1 prill 2015 - Të gjithë ata që do të refuzojnë të paguajnë faturat e energjisë elektrike, tashmë do t’i bllokohen edhe hipotekat e banesave. Nëse deri më tani për këtë kategori si masë ishte parashikuar arresti me burg, tanimë do të bllokohen hipotekat e banesave. Ndryshimet janë prezantuar dje në Komisionin e Ligjeve nga zëvendësministri i Energjisë, Ilir Bejtja.  “Do bllokohet hipoteka e banesës, në rast se nuk shlyhen detyrimet e borxheve. Por edhe ne momentin e kalimit të pronës, nuk do të...

Fier, shpërthen pusi i naftës pranë një shkolle

1 prill 2015 - Një pus nafte i kompanisë ‘Bankers Petrolium’ ka shpërthyer sot në mëngjes në fshatin Marinzë të Fierit. Shpërthimi ndodhi pranë një shkolle dhe zonave të banuara në këtë fshat, çka detyroi autoritetet lokale të evakuojnë disa familje dhe nxënësit të ndërpresin mësimin, për shkak të gazrave që lëshon pusi i naftës. Nga shpërthimi i pusit të naftës nuk ka asnjë person të lënduar. Pusi është ende aktiv dhe punonjësit e kompanisë ‘Bankers Petrolium’ po mundohen ta vendosin situatën n...
30600
30597
30596
30595
30593

Speciale

Pages