Moti i keq në vend, APD: Nuk ka krijuar probleme në lundrimin e trageteve

28/12/2020 - 12:32

Autoriteti Portual Durrës njofton se moti i keq dhe deti i trazuar gjatë natës së kaluar nuk kanë krijuar probleme në lundrimin e trageteve nga porti i Durrësit drejt Barit dhe Ankonës dhe anasjelltas.

Një traget është nisur mbrëmë nga Durrësi drejt Ankonës rreth orës 18:50, ndërsa dy të tjerë kanë lundruar drejt Barit sipas orarit të parashikuar rreth orës 22:15.

Po ashtu, dy tragetet nga Bari kanë mbërritur në Durrës sot rreth orës 6:30, duke shmangur fortunalin që pritet pas disa orësh.

Në Dispeçerinë e APD mësohet se gjashtë anije tregtare me 15,580 t mallra të ndryshme, si dhe 446 kontejnerë vazhdojnë të po përpunohen në tre Terminale.

Nga anijet "Abo Alyssa", "NS Union", "Raptor" dhe "Moo" sot paradite po shkarkohen çimento, grurë, hekur dhe skrap, ndërsa në molin 10 anija "Grit Cement" po ngarkon 3,700 ton çimento për eksport.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Banorët e zonës së ish-Kënetës, në Bashkinë e Durrësit, për herë të parë janë bashkuar për të kërkuar zgjidhje për problemin e ndriçimit,

Vijojnë të jenë të ulëta shifrat e infektimeve ditore nga Covid në vend.

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor do të zhvillojë ditën e nesërme një protestë kundër arrestimit dhe caktimit të masës “arr

Këtë të mërkurë, efektivët e patrullës së Forcës së Sigurisë Portuale kanë konstatuar dhe hequr nga kanali hyrës në port një objekt të ma

Kuvendi ka miratuar në seancën plenare të ditës së sotme kreun e Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe është shkarkuar ditën e sotme nga detyra, pasi u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako nëpërmjet një postimi në "Facebook" shkrua se po vijon puna për mirëmbajtjen e infrastruk

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se në botë po qarkullon edhe një variant i ri i Co

Instituti i Shëndetit Publik ka hedhur posht lajmin se në qarkun e Gjirokastrës janë identifikuar dy raste me variantin Delta.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra edhe prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Sa