Rriten me 29% volumet tregtare të përpunuara në Portin e Durrësit (VIDEO)

16/12/2020 - 12:01

Gjatë muajit nëntor 2020, në portin e Durrësit janë përpunuar mbi 380 mijë tonë mallra, ose 85 mijë tonë më shumë se sa në muajin nëntor 2019.

Që nga fillimi këtij viti, kjo është shifra më e lartë përpunimit mujor nga anijet tregtare dhe tragetet.

Krahasuar me të njejtin muaj të vitit të kaluar rritja e volumeve të përpunimit ka shënuar një rritje prej 29% .

Nga të dhënat zyrtare të APD-së, mësohet se gjatë muajit që lamë pas në portin më të madh të vendit janë përpunuar 59 anije tregtare dhe 71 tragete gjithsej, me një volum të përgjithshëm prej 380,257 tonë.

110,527 tonë i përkasin eksporteve të mallrave shqiptare, ndërsa 269,730 tonë të tjera janë mallrat e importit që kanë mbërritur në Durrës.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Banorët e zonës së ish-Kënetës, në Bashkinë e Durrësit, për herë të parë janë bashkuar për të kërkuar zgjidhje për problemin e ndriçimit,

Vijojnë të jenë të ulëta shifrat e infektimeve ditore nga Covid në vend.

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor do të zhvillojë ditën e nesërme një protestë kundër arrestimit dhe caktimit të masës “arr

Këtë të mërkurë, efektivët e patrullës së Forcës së Sigurisë Portuale kanë konstatuar dhe hequr nga kanali hyrës në port një objekt të ma

Kuvendi ka miratuar në seancën plenare të ditës së sotme kreun e Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe është shkarkuar ditën e sotme nga detyra, pasi u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako nëpërmjet një postimi në "Facebook" shkrua se po vijon puna për mirëmbajtjen e infrastruk

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se në botë po qarkullon edhe një variant i ri i Co

Instituti i Shëndetit Publik ka hedhur posht lajmin se në qarkun e Gjirokastrës janë identifikuar dy raste me variantin Delta.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra edhe prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Sa