Arrestohen 5 drejtues mjeti, gjobiten 2212 të tjerë, pezullohen 48 leje drejtimi

06/07/2021 - 17:00

Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhjetëra drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 82 km/h në qendrat e banuara e deri në 175 km/h në rrugët interurbane.

Janë pezulluar 48 leje drejtimi, nga të cilat 37 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 2212 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë./

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Banorët e zonës së ish-Kënetës, në Bashkinë e Durrësit, për herë të parë janë bashkuar për të kërkuar zgjidhje për problemin e ndriçimit,

Vijojnë të jenë të ulëta shifrat e infektimeve ditore nga Covid në vend.

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor do të zhvillojë ditën e nesërme një protestë kundër arrestimit dhe caktimit të masës “arr

Këtë të mërkurë, efektivët e patrullës së Forcës së Sigurisë Portuale kanë konstatuar dhe hequr nga kanali hyrës në port një objekt të ma

Kuvendi ka miratuar në seancën plenare të ditës së sotme kreun e Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe është shkarkuar ditën e sotme nga detyra, pasi u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako nëpërmjet një postimi në "Facebook" shkrua se po vijon puna për mirëmbajtjen e infrastruk

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se në botë po qarkullon edhe një variant i ri i Co

Instituti i Shëndetit Publik ka hedhur posht lajmin se në qarkun e Gjirokastrës janë identifikuar dy raste me variantin Delta.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra edhe prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Sa