Banorët e ish-Kënetës më të bashkuar se kurrë për të drejtën e tyre për vendosjen e ndriçimit në këtë zonë (VIDEO)

07/07/2021 - 18:01

Banorët e zonës së ish-Kënetës, në Bashkinë e Durrësit, për herë të parë janë bashkuar për të kërkuar zgjidhje për problemin e ndriçimit, me të cilin hasen që nga koha kur janë vendosur këtu, pasi erdhën nga qytete të ndryshme të vendit, kryesisht nga jugu. Prej ditësh në rrugicat e kësaj zone flitet për nismën që po i bën të ndihen një zë i vetëm për të kërkuar të drejtën për të jetuar në një mjedis të ndriçuar publik. Projekti “Ndriçim për ish-Kënetën” ka mundësuar që banorët të kenë informacion për të drejtat e tyre dhe se si mund ta ngrenë zërin me mjete demokratike për një të drejtë të mohuar prej më shumë se 20 vitesh. Ekspertja e Pushtetit Vendor, Arsiola Dyrmishi, thotë se në dy takime të zhvilluara me një përfaqësi e banorëve, tani ata kanë më shumë informacion për të drejtat e tyre dhe instrumentat që kanë në dispozicion për të kërkuar pranë bashkisë zgjidhje. 

“Në dy takimet e zhvilluara në kuadër të projektit qytetarët lidhur me të drejtën e tyre për informacion si dhe me të drejtën e tyre për t'i dërguar një peticion Bashkisë Durrës në këtë rast, si institucioni kompetent lidhur me zgjidhjen e kësaj çështje”, thotë ajo. 

Sipas saj, banorët treguan mjaft interes për çështjet dhe se janë më optimist se më parë rreth zgjidhjes së problemit të ndriçimit. 

“Qytetarët ishin shumë entuziast dhe patën shumë interes për të pasur këto takime lidhur me të drejtën e tyre për t'u informuar dhe për të zhvilluar një peticion dhe besoj që janë të gjitha mundësitë për të pasur një angazhim serioz nga ana e tyre, në mënyrë finalizimin me sukses të këtij projekti”, përfundon Dyrmishi.

Një  PETICION PËR VENDOSJEN E NDRIÇIMIT NË ZONËN E ISH-KËNETËS, që i drejtohet, Bashkisë Durrës, Kryetares Znj. EmirianaSako,  Drejtorisë së Shërbimeve, Drejtorit Z. Ardian Iljazaj, Këshillit Bashkiak Durrës, Kryetarit Z. Ani Dyrmishi, ka qenë hapi tjetër i këtij projekti. 

Më shumë se 100 banorë të ish-Kënetës, pa dallim gjinie dhe moshe, kanë firmosur këtë peticion, duke kërkuar për herë të parë njëzëri zgjidhje të problemit me një mjet demokratik, realizimin e të cilit e shihnin si të largët dhe të pamundur.    

“Ndriçim për ish Kënetën”, një projekt i Agjensisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, mbështetur nga Lëviz Albania.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vijojnë të jenë të ulëta shifrat e infektimeve ditore nga Covid në vend.

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor do të zhvillojë ditën e nesërme një protestë kundër arrestimit dhe caktimit të masës “arr

Këtë të mërkurë, efektivët e patrullës së Forcës së Sigurisë Portuale kanë konstatuar dhe hequr nga kanali hyrës në port një objekt të ma

Kuvendi ka miratuar në seancën plenare të ditës së sotme kreun e Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe është shkarkuar ditën e sotme nga detyra, pasi u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako nëpërmjet një postimi në "Facebook" shkrua se po vijon puna për mirëmbajtjen e infrastruk

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se në botë po qarkullon edhe një variant i ri i Co

Instituti i Shëndetit Publik ka hedhur posht lajmin se në qarkun e Gjirokastrës janë identifikuar dy raste me variantin Delta.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra edhe prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Sa

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka paralajmëruar goditje të tjera në rang të zyrtarëve të lartë në vendin tonë.