Humbi jetën pasi lindi fëmijën, familja e Ardita Hersit denoncon mjeken: Të arrestohet direkt, goca nuk vjen mbrapa por të bëhet drejtësi

06/07/2021 - 22:38

Famijarët e 29-vjeçares Ardita Hersi (Muça), e cila humbi jetë vetëm 5 ditë pasi kishte lindur foshnjën, kanë akuzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm, si dhe kanë bërë denoncimin në Policinë e Durrësit.

Ka qenë tezja e të ndjerës e cila ka thënë per mediat se familja ka denoncuar mjeken Migena Prifiti, e cila ka ndjekur gjatë shtatzënisë 29-vjeçaren.

Sipas saj, e reja ka ndërruar jetë për shkak të trombozës pasi nuk i është bërë holluesi i gjakut.

"Denoncim po. Është për Migena Priftin, që është doktoreshë gjinekologe që e ka ndjekur nga muaji i parë i shtatzënisë deri në muajin e fundit. Duam drejtësi. Ka vdekur për faji të mjekes. Asnjë nuk ma mbush mendjen. Ka qenë e fuqishme. Do i bënin hollimi i gjakut. A vdes një gocë 29-vjeçare me trombozë. Ke dëgjuar ti ? Vetëm tre hollues ka bërë po më mbrapa? Hata e madhe. Migena Prifti të arrestohet direkt. Kaq di me thënë. Goca nuk vjen mbrapa por të bëhet drejtësi. Do presim ekspertizën tani."- ka thënë tezja e të ndjerës.

Ndërsa vjehrri i së ndjerës është shprehur se tashmë me humbjen e së resë, i është nxirë shtëpia.

"Tani më është nxirë shtëpia komplet. Nuk i kemi lënë gjë mangët asgjë. Çfarë ka dashur si e ka dashur. E kemi mbajtur si mbretëreshë e veçantë. Vetëm për bebin",  ka thënë vjehrri i Ardita Hersit (Muça).

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Banorët e zonës së ish-Kënetës, në Bashkinë e Durrësit, për herë të parë janë bashkuar për të kërkuar zgjidhje për problemin e ndriçimit,

Vijojnë të jenë të ulëta shifrat e infektimeve ditore nga Covid në vend.

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor do të zhvillojë ditën e nesërme një protestë kundër arrestimit dhe caktimit të masës “arr

Këtë të mërkurë, efektivët e patrullës së Forcës së Sigurisë Portuale kanë konstatuar dhe hequr nga kanali hyrës në port një objekt të ma

Kuvendi ka miratuar në seancën plenare të ditës së sotme kreun e Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe është shkarkuar ditën e sotme nga detyra, pasi u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako nëpërmjet një postimi në "Facebook" shkrua se po vijon puna për mirëmbajtjen e infrastruk

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se në botë po qarkullon edhe një variant i ri i Co

Instituti i Shëndetit Publik ka hedhur posht lajmin se në qarkun e Gjirokastrës janë identifikuar dy raste me variantin Delta.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra edhe prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Sa