Kolegët e dy mjekëve të arrestuar për ryshfet pas ngjarjes në Velipojë paralajmërojnë protestë: Mos na trajtoni si kriminelë

07/07/2021 - 16:19

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor do të zhvillojë ditën e nesërme një protestë kundër arrestimit dhe caktimit të masës “arrest me burg” për dy mjekët Ervin Sulaj dhe Serdi Memini, si dhe infermieren nga Shkodra, Diellë Macaj, pasi dyshohet se morën ryshfet për operacionin e të riut që u plagos në masakrën e Velipojës ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Në njoftimin e Sindikatës thuhet se janë kundër burgosjes së mjekëve, teksa e cilësojnë vendimin e gjykatës abuzive dhe në kundërshtim me ligjin.

Sindikata bën thirrje që mjekët të bashkohen në protestë, për t’i thënë, sipas tyre, ndal abuzimit me burgosjen për show të punonjësve shëndetësorë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Banorët e zonës së ish-Kënetës, në Bashkinë e Durrësit, për herë të parë janë bashkuar për të kërkuar zgjidhje për problemin e ndriçimit,

Vijojnë të jenë të ulëta shifrat e infektimeve ditore nga Covid në vend.

Këtë të mërkurë, efektivët e patrullës së Forcës së Sigurisë Portuale kanë konstatuar dhe hequr nga kanali hyrës në port një objekt të ma

Kuvendi ka miratuar në seancën plenare të ditës së sotme kreun e Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe është shkarkuar ditën e sotme nga detyra, pasi u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako nëpërmjet një postimi në "Facebook" shkrua se po vijon puna për mirëmbajtjen e infrastruk

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se në botë po qarkullon edhe një variant i ri i Co

Instituti i Shëndetit Publik ka hedhur posht lajmin se në qarkun e Gjirokastrës janë identifikuar dy raste me variantin Delta.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra edhe prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Sa

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka paralajmëruar goditje të tjera në rang të zyrtarëve të lartë në vendin tonë.