KPK shkarkon nga detyra prokurorin, Saimir Smaka

07/07/2021 - 12:59

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra edhe prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Saimir Smaka.

Gjatë seancës dëgjimore në KPK prokurori u pyet dhe dha shpjegime lidhur me një kallëzim të kryer ndaj tij në SPAK për “korrupsion pasiv”, qëndrimin në hetimin e disa çështjeve dhe zvarritjet e procedimeve penale pa dhënë argumente.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, z. Olsi Komici relator dhe znj.Suela Zhegu anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Njoftimi i KPK:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 5.7.2021, për subjektin e rivlerësimit, z. Saimir Smaka, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 7.7.2021, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Saimir Smaka, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, z. Olsi Komici relator dhe znj.Suela Zhegu anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Banorët e zonës së ish-Kënetës, në Bashkinë e Durrësit, për herë të parë janë bashkuar për të kërkuar zgjidhje për problemin e ndriçimit,

Vijojnë të jenë të ulëta shifrat e infektimeve ditore nga Covid në vend.

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor do të zhvillojë ditën e nesërme një protestë kundër arrestimit dhe caktimit të masës “arr

Këtë të mërkurë, efektivët e patrullës së Forcës së Sigurisë Portuale kanë konstatuar dhe hequr nga kanali hyrës në port një objekt të ma

Kuvendi ka miratuar në seancën plenare të ditës së sotme kreun e Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe është shkarkuar ditën e sotme nga detyra, pasi u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako nëpërmjet një postimi në "Facebook" shkrua se po vijon puna për mirëmbajtjen e infrastruk

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se në botë po qarkullon edhe një variant i ri i Co

Instituti i Shëndetit Publik ka hedhur posht lajmin se në qarkun e Gjirokastrës janë identifikuar dy raste me variantin Delta.

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka paralajmëruar goditje të tjera në rang të zyrtarëve të lartë në vendin tonë.