Manastirliu: Në botë po qarkullon varianti Lamda i Covid, qytetarët të vaksinohen

07/07/2021 - 14:50

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se në botë po qarkullon edhe një variant i ri i Covid-19, varianti Lamda përpos atij Delta.

Manastirliu tha se në Shqipëri nuk ka ende konfirmim laboratorik për ekzistencën e variantit Delta, por ISHP dhe strukturat e tjera shëndetësore janë në gjendje gatishmërie, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të krijuar imunitetet nga mutacionet e këtij virusi.

"Kërcënimi nga varianti Delta mbetet një kërcënim real, serioz edhe për vendin tonë. Në një kohë që po qarkullon ky variant i ri në rreth 90 vende të botës, dhe ashtu sikurse evidencat tregojnë, ka një përhapje shumë të shpejtë, të egër siç shprehen ekspertët, dhe po qarkullon dhe në disa vende europiane dhe në vende të rajonit.

Strukturat tona të ISHP, të njësive vendore të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin, janë në një situatë alerti, janë duke monitoruar me shumë kujdes të gjitha rastet e dyshuara apo të infektuara dhe aktualisht ajo çfarë mund të themi është që nuk kemi një prezencë të këtij varianti në Shqipëri, nuk kemi sinjale laboratorike që tregojnë që ky variant po qarkullon në vendin tonë, por ne jemi duke monitoruar çdo raste me shumë kujdes.

Ndaj qarkullimi i varianteve të reja, tashmë edhe një variant i ri i cili thuhet që qarkullon dhe ka filluar që të rriten numrat e infektimeve, që është varianti Lamda, janë arsye të forta për t’u vaksinuar sa më parë, për  t’i bërë ballë efekteve të mundshme të përhapjes së shpejtë të këtyre varianteve të një virusi që në fakt ka treguar se është i rrezikshëm dhe i paparashikueshëm", tha ndër të tjera ministrja Manastirliu

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Banorët e zonës së ish-Kënetës, në Bashkinë e Durrësit, për herë të parë janë bashkuar për të kërkuar zgjidhje për problemin e ndriçimit,

Vijojnë të jenë të ulëta shifrat e infektimeve ditore nga Covid në vend.

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor do të zhvillojë ditën e nesërme një protestë kundër arrestimit dhe caktimit të masës “arr

Këtë të mërkurë, efektivët e patrullës së Forcës së Sigurisë Portuale kanë konstatuar dhe hequr nga kanali hyrës në port një objekt të ma

Kuvendi ka miratuar në seancën plenare të ditës së sotme kreun e Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe është shkarkuar ditën e sotme nga detyra, pasi u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako nëpërmjet një postimi në "Facebook" shkrua se po vijon puna për mirëmbajtjen e infrastruk

Instituti i Shëndetit Publik ka hedhur posht lajmin se në qarkun e Gjirokastrës janë identifikuar dy raste me variantin Delta.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra edhe prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Sa

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka paralajmëruar goditje të tjera në rang të zyrtarëve të lartë në vendin tonë.