Hyn në fuqi ligji "anti-LGBT" në Hungari, BE e kritikon

07/07/2021 - 15:05

Një ligj kontrovers në Hungari, që ndalon materialet që mund të shihen si promovim i homoseksualitetit ose ndërrimit të gjinisë te të miturit, hyri në fuqi sot. Parlamenti i Hungarisë e miratoi këtë masë muajin e kaluar. Kritikët e shohin atë si sulm mbi të drejtat e komunitetit lesbik, homoseksual, biseksual dhe transseksual (LGBT).

Sipas tyre, ligji i stigmatizon pakicat seksuale. “Ne nuk mund të qëndrojmë mënjanë derisa rajone të tëra e shpallin veten ‘zona të lira nga LGBTIQ’. Evropa kurrë nuk do të lejojë që pjesë të shoqërisë sonë të stigmatizohen”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një postim në Twitter. “Kur ne ngrihemi për pjesë të shoqërisë sonë, ne ngrihemi për lirinë e shoqërisë sonë si e tërë”, shtoi ajo.

Në Budapest, muajin e kaluar, kishte protesta kundër ligjit. Ligji, më saktësisht, u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se ligji nuk është kundër homoseksualitetit. “Bëhet fjalë për të drejtat e fëmijëve dhe prindërve”, ka thënë ai. Orban ka thënë se liderët evropianë veprojnë si “kolonialistë” me kritikat e tyre ndaj ligjit. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte, kanë sugjeruar që Orban t’i mbrojë vlerat e BE-së ose ta tërheqë Hungarinë nga blloku 27-anëtarësh. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 1,010 të infektuar me koronavirus nga 177,977 testime të kryera.

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të fillojë një proces gjyqësor ndaj pronarëve të "Twitter" dhe "Facebook", Jack Dorsey dhe Mark

Presidenti i Haitit, Jovonel Moise është vrarë mëngjesin e sotëm në rezidencën e tij private.

“Europa dëshiron të lërë pas pandeminë: lajmi i mirë është se fushata e vaksinimit është bërë e suksesshme”.

Ndërsa 10 shtete amerikane po përjetojnë një rritje të rasteve të koronavirusit, Presidenti Joe Biden paralajmëroi të martën se “mili

Sulmet kibernetike ndaj bizneseve amerikane, si ai i kohëve të fundit ndaj firmës teknologjike Kaseya në Florida, do të diskutohen në një

Një i ri boshnjak, i quajtur Jasim Osmanoviç është duke u konsideruar si një hero në Suedi, pasi ka arritur të shpëtojë një grua nga zjar

Policia gjermane ka sekuestruar rreth 3.2 ton kanabis dhe ka arrestuar më shumë se 750 persona.

Ministria e Shëndetësisë në Itali, ka raportuar të dhënat e fundit të situatës së COVID-19 atje.