Ekonomia në tremujorin e parë u rrit me 5.5% në krahasim me 2020-n, INSTAT nxjerr të dhënat

29/06/2021 - 12:15

INSTAT ka publikuar të dhënat e tremujorit të parë të 2021-shit, ku ekonomia është rritur me 5.5% në krahasim me një vit më parë, ku vendi dukshëm vuajti pasojat e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Sektorët që kanë pasur rritjen më të madhe janë: Industri, Energji dhe Uji me + 2,56 pikë përqindje, Ndërtimi me +1,09 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me + 0,97 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,58 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,35 pikë përqindje.

Njoftimi i plotë i dhënë nga INSTAT:

Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2021 vlerësohet me rritje prej 5,53 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2020.

Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Industri, Energji dhe Uji me + 2,56 pikë përqindje, Ndërtimi me +1,09 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me + 0,97 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,58 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,35 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me +0,20 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me + 0,14 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me +0,01 pikë përqindje.

Negativisht kontribuan aktivitetet: Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -0,20 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me – 0,14 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan negativisht me – 0,02 pikë përqindje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë një konference, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sjeko, thotë se gjatë muajit prill dhe maj të këtij viti inflacioni pësoi

Ndryshimet emergjente në buxhetin e shtetit 2021 që qeveria i bëri me akt normativ, në thyerje të Ligjit Organik të Buxhetit, shkurtojnë

Procesi i fiskalizimit synon vërtetimin e transaksioneve nëpërmjet lëshimit të faturave elektronike sipas sistemit të ri.

Nga 1 korriku ka nisur faza e dytë e procesit të fiskalizimit, për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, ku pritet të për

Depozitat e reja në euro në sektorin bankar janë në nivelin më të lartë të të paktën gjashtë viteve të fundit.

Konsumi i popullatës shfaqi dobësi në tremujorin e parë të vitit 2021 edhe pse vendi po kalonte valën e dytë të pandemisë, pa masa kufizu

U bënë shumë vite që flitet për nivelin e lartë të informalitetit në vendin tonë.

Qeveria shqiptare mori një vendim të befasishëm në shkelje të rregullave fiskale dhe Ligjit Organik të Buxhetit, duke e zgjeruar deficiti

Kriza e shkaktuar nga shpërthimi dhe përhapja Covid-19 rrënoi një pjesë të madhe të ekonomisë në Ballkanin Perëndimor më 2020.

Shqipëria ka mangësi në luftën kundër pastrimit të parave dhe ndodhet në listën gri të Maneyval një strukturë e Këshillit të Europës për