U votua unanimisht nga Kuvendi i Kosovës, Vuçiç: Rezoluta për Srebrenicën, e pritshme

07/07/2021 - 13:52

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ka qenë e pritshme që Kuvendi i Kosovës të miratojë rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë, por shtoi se është befasuar që një rezolutë të tillë e ka miratuar edhe Kuvendi i Malit të Zi.

Kuvendi i Kosovës e miratoi të mërkurën rezolutën për Srebrenicën, ku forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, më 1995.

Një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit në Srebrenicë u miratua në Kuvendin e Malit të Zi më 17 qershor.

“Rezoluta të tilla do të vazhdojnë. Ne mund t’i shmangim ato në disa parlamente, falë marrëdhënieve miqësore, por disa do të vazhdojnë me abuzimin politik të serbëve”, u tha Vuçiç gazetarëve gjatë një vizite në një spital të Beogradit.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konstatuar në vitin 2007 se masakra në Srebrenicë ka përbërë gjenocid.

Masakra është cilësuar si më e rënda në Evropë që pas Luftës së Dytë Botërore.

Nga vendet e Ballkanit, Maqedonia e Veriut ka miratuar një rezolutë për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë në vitin 2010, ndërsa Shqipëria, deri më tani, nuk ka miratuar ndonjë dokument të ngjashëm.

Në Kuvendin e Serbisë janë dy rezoluta: në njërën kërkohet që Srebrenica të dënohet si krim, kurse në tjetrën si gjenocid. Diskutimi për to nuk është futur ende në rend të ditës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar shifrat e 24 orët e fundit përsa i përket situatës së COVID-19 atje.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë, rezolut kjo që u iniciua nga koalicioni boshnjak, Vakat.

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, tha se Kosova ka bërë “përparim mbresëlënës drejt demokracisë dhe lirisë”.

Babai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet ndëmrjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, shkroi të martën se “çdo gjë në bi

Regjistrohen 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Bashkimi Evropian, duhet të bëjë pjesën e saj duke mbajtur premtimet e dhëna, ndërkaq Kosova d

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se nga 1 105 testime, 3

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim, ish-rezervistin e policisë serbe, Zoran Vukotiq për kryerjen e veprës pen

Dy vëllezër nga Prizreni janë rrahur me njëri-tjetrin, pas një mosmarrëveshjeje për pronën.