Kapen dy shqiptarë me gjysmë ton drogë

Postuar: 20/03/2017 - 20:25

Policia greke ka vënë në pranga dy shqiptarë, të cilët transportonin gjysmë ton drogë. Të arrestuarit janë një 53 dhe një 26 – vjeçar.

Ata u ndaluan në orët e para të mëngjesit në afërsi të Konicës, teksa transportonin drogën me një automjet rulotë, që e kishin marrë me qira.

Policia e Janinës sekuestroi në total 530 kilogramë kanabis, që dyshohet se e kishte prejardhjen nga Shqipëria. Droga ishte e ndarë në 180 pako, të cilat do t’i shpërndanin në Athinë.

Policia u sekuestroi dy shqiptarëve edhe një shumë prej 170 eurosh dhe tre telefona celularë. Sipas prokurorisë, të arrestuarit janë pjesë e një grupi të strukturuar të trafikimit të drogës./ABC News

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.

Ushtron dhunë ndaj nënës, arrestohet në flagrancë i riu durrsak.

Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti familjar në Thumanë të Krujës.

Sherri mes dy fëmijëve të vegjël ka degjeneruar deri në rrahje mes prindërve të

Një banesë private në fshatin Kamenicë të Korçës ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e djeshme.
 

Policia Kufitare e Kakavijës ka sekuestruar 22 kg kanabis, pasi konstatoi me anë të kamerave termike se 3 persona të dyshimtë po lëviznin

Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, në Unazën Plepa-Shkozet.

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë tek rrethrrotullimi i Shkozetit në qytetin e Durrësit.

Qarkullonte me fadromë, por ka shkaktuar një aksident rrugor si pasojë e të cilit një person ka mbetur i plagosur.

Është ndaluar në qytetin e Durrësit një 26-vjeçar i shpallur në kërkim.