Kapet në kufi 34-vjeçari në kërkim ndërkombëtar, pritet të ekstradohet në Gjermani

07/07/2021 - 11:37

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale "Vjedhja në rrethana rënduese" dhe "Grup i organizuar kriminal".

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

A. B., 34 vjeç, banues në Podujevë, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi NCB Interpol Wiesbaden Gjermani i ka caktuar urdhër-arrestin për veprat penale "Vjedhja në rrethana rënduese" dhe "Grup i organizuar kriminal", parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas kalimit në finalen e Evropianit, tifozët në Itali kanë shpërthyer në festë.

Policia e Zvicrës ka arrestuar 2 shqiptarë, pasi akuzohen për trafik droge.

Policia e Shtetit, ka bërë publike bilancin e gjobave dhe arrestimeve të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, ndaj shoferëve që nuk respe

Një 33-vjeçar është arrestuar gjatë natës nga Policia e Tiranës.

Finalizohet operacioni "Shëtitësit e natës" nga Komisariati i Policisë Kavajë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes

Një 48-vjeçar në Mat është arrestuar nga policia pasi ka mbajtur me forcë një 33-vjeçare.

Policia e Durrësit ka arrestuar një 47-vjeçar në Krujë, pasi përshtati banesën për kultivimin e bimëve narkotike.

Vijojnë kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Komisariateve në varësi, për goditjen e veprimtarisë kri

Mëngjesin e sotëm në fshatin Vreshtas, Fier, shtetasi Haredin Nazëraj, 66-vjeç, pas një konflikti për pronën, ka plagosur me armë gjahu s

Shpërdoroi detyrën duke vjedhur energjinë elektrike dhe ushtronte aktivitet tregtar të paregjistruar në organet tatimore, vihet në pranga