Kreu manovra të rrezikshme në rrugë dhe aksidentoi makinën e policisë, prangoset i riu

07/07/2021 - 15:00

Një 33-vjeçar është arrestuar gjatë natës nga Policia e Tiranës. Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Marlind Ymeraj, i cili është kapur duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë dhe ka përplasur makinën e policisë, ku ka plagosur një efektiv.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, ku Ymeraj nën efektin e lëndëve narkotike ka xhiruar gomat dhe ka kryer manovra të rrezikshme në  rrugë.

Policia pasi ka shkuar në vendin ne ngjarjes i ka bërë me shenjë të ndalonte, por 33-vjeçari duke qenë nën efektin e lëndëve narkotike ka vijuar me manovrat e rrezikshme dhe nuk u është bindur efektivët.

Më pas atij i është bllokuar rrugë, por sërish nuk i është bindur as patrullës tjetër dhe ka aksidentuar makinën e “Shqiponjave” dhe më pas është larguar. Ndërkohë ka plagosur dhe punonjësin e policisë S. L. i cili ndodhet në spital pasi ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e gjymtyrëve. 

Por pas disa minutash ndjekje Ymeraj është vënë në pranga dhe tashmë do të përgjigjet për disa akuza; “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Shkatërrim i pronës”.

Ndërkohë mësohet se Marlind Ymeraj është gjobitur tre herë brenda 10 ditëve, i është pezulluar patenta është ndëshkuar me vlerë maksimale 100.000 Lekë të rinj i është sekuestruar mjeti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas kalimit në finalen e Evropianit, tifozët në Itali kanë shpërthyer në festë.

Policia e Zvicrës ka arrestuar 2 shqiptarë, pasi akuzohen për trafik droge.

Policia e Shtetit, ka bërë publike bilancin e gjobave dhe arrestimeve të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, ndaj shoferëve që nuk respe

Finalizohet operacioni "Shëtitësit e natës" nga Komisariati i Policisë Kavajë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes

Një 48-vjeçar në Mat është arrestuar nga policia pasi ka mbajtur me forcë një 33-vjeçare.

Policia e Durrësit ka arrestuar një 47-vjeçar në Krujë, pasi përshtati banesën për kultivimin e bimëve narkotike.

Vijojnë kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Komisariateve në varësi, për goditjen e veprimtarisë kri

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale "Vjedhja në rreth

Mëngjesin e sotëm në fshatin Vreshtas, Fier, shtetasi Haredin Nazëraj, 66-vjeç, pas një konflikti për pronën, ka plagosur me armë gjahu s

Shpërdoroi detyrën duke vjedhur energjinë elektrike dhe ushtronte aktivitet tregtar të paregjistruar në organet tatimore, vihet në pranga