Shpërdoroi detyrën duke vjedhur energjinë elektrike, prangoset punonjësi i OSHEE

07/07/2021 - 10:58

Shpërdoroi detyrën duke vjedhur energjinë elektrike dhe ushtronte aktivitet tregtar të paregjistruar në organet tatimore, vihet në pranga elektricisti.

"Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 61 vjeç, banues në Tepelenë, me detyrë punonjës i OSHEE Tepelenë. 

Shtetasi A. Sh. u arrestua në flagrancë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, si dhe u gjet një ambient në të cilin ushtronte aktivitet tregtar (rrobaqepësi) të paregjistruar në organet tatimore.", njofton policia.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. Sh. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Shpërdorim i detyrës", "Vjedhja e energjisë elektrike" dhe "Ushtrim aktiviteti i paregjistruar në organet tatimore"

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas kalimit në finalen e Evropianit, tifozët në Itali kanë shpërthyer në festë.

Policia e Zvicrës ka arrestuar 2 shqiptarë, pasi akuzohen për trafik droge.

Policia e Shtetit, ka bërë publike bilancin e gjobave dhe arrestimeve të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, ndaj shoferëve që nuk respe

Një 33-vjeçar është arrestuar gjatë natës nga Policia e Tiranës.

Finalizohet operacioni "Shëtitësit e natës" nga Komisariati i Policisë Kavajë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes

Një 48-vjeçar në Mat është arrestuar nga policia pasi ka mbajtur me forcë një 33-vjeçare.

Policia e Durrësit ka arrestuar një 47-vjeçar në Krujë, pasi përshtati banesën për kultivimin e bimëve narkotike.

Vijojnë kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Komisariateve në varësi, për goditjen e veprimtarisë kri

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale "Vjedhja në rreth

Mëngjesin e sotëm në fshatin Vreshtas, Fier, shtetasi Haredin Nazëraj, 66-vjeç, pas një konflikti për pronën, ka plagosur me armë gjahu s