Zbardhen 10 vjedhje të ndodhura më parë, arrestohet 26-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

07/07/2021 - 14:26

Finalizohet operacioni "Shëtitësit e natës" nga Komisariati i Policisë Kavajë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.

Vihet në pranga një 26-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Zbardhen dhe dokumentohen 10 vjedhje të ndodhura më parë në Kavajë, të cilat dyshohen se janë kryer nga këta shtetas.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Shëtitësit e natës”. Falë veprimeve të shpejta dhe të mirorganizuara arrestuan në flagrancë shtetasin:

D. B., 26 vjeç, banues në Laç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin E. D., 29 vjeç, banues në Rrëshen.

Këta shtetas, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 06.07.2021, në Vorrozen, Kavajë, kanë vjedhur makinën në pronësi të shtetasit S. B., e cila u gjet dhe u sekuestrua në Fushë-Gjormë, Laç.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se gjatë muajve maj, qershor dhe korrik, këta shtetas kanë vjedhur sende me vlerë, shuma parash dhe orendi shtëpiake në 9 banesa, konkretisht:

Më datë 27.05.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit I. P.; më datë 22.05.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit L. Ç.; më datë 22.06.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit N. K.; më datë 17.06.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. Sh.; më datë 17.06.2021 kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit G. B.; më datë 16.06.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit Sh. C.; më datë 14.06.2021 kanë vjedhur në banesat e shtetasve V. H. dhe K. Ll; më datë 03.07.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit Z. Ç.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të banesave, të kryera nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas kalimit në finalen e Evropianit, tifozët në Itali kanë shpërthyer në festë.

Policia e Zvicrës ka arrestuar 2 shqiptarë, pasi akuzohen për trafik droge.

Policia e Shtetit, ka bërë publike bilancin e gjobave dhe arrestimeve të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, ndaj shoferëve që nuk respe

Një 33-vjeçar është arrestuar gjatë natës nga Policia e Tiranës.

Një 48-vjeçar në Mat është arrestuar nga policia pasi ka mbajtur me forcë një 33-vjeçare.

Policia e Durrësit ka arrestuar një 47-vjeçar në Krujë, pasi përshtati banesën për kultivimin e bimëve narkotike.

Vijojnë kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Komisariateve në varësi, për goditjen e veprimtarisë kri

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale "Vjedhja në rreth

Mëngjesin e sotëm në fshatin Vreshtas, Fier, shtetasi Haredin Nazëraj, 66-vjeç, pas një konflikti për pronën, ka plagosur me armë gjahu s

Shpërdoroi detyrën duke vjedhur energjinë elektrike dhe ushtronte aktivitet tregtar të paregjistruar në organet tatimore, vihet në pranga