Durrës, piktorja 14-vjeçare hap ekspozitën e saj të parë (VIDEO)

05/07/2021 - 12:45

Kjo është Suela Caka, nxënësja e talentuar 14-vjeçare, që po spikat mes moshatarëve për talentin në pikturë, në punimet me akurel.

Talentin e ka shfaqur dukshëm që në fëmijëri duke pikturuar tematika të ndryshme, ndërsa sot falë punës së bërë ndër vite ka hapur ekspozitën e parë në hollin e teatrit "Aleksandër Moisiu" Durrës.

Suela tregon se talentin e ka shfaqur që në moshën 6-vjeçare dhe piktura mbetet ndër pasionet e saj më të mëdha. 

"Kam filluar që kur kam qenë e vogël, nga klasa e parë. Më ka pëlqyer shumë piktura, është ndër pasionet e mia dhe dua ta vazhdoj atë. Hysni Vrioni është profesori im i pikturës i cili më mëson tekinkat dhe llojet e ndryshme të pikturave. Më pëlqejnë të gjitha, por më tërheq më shumë me bojra, sidomos portretet dhe gjërat fantazi. Kam ndërmend ta vazhdoj dhe është ëndrra ime e madhe që po punoj fort për ta realizuar."

Piktori Hysni Vrioni, njëkohësisht edhe mësuesi  i 14-vjecares, flet për talentin e rrallë që Suela shfaq sidomos në punimet me akuarel. 

"Unë kam rreth gjatë muaj që e kam ndjekur. Ka qenë me një profesor tjetër, fatkeqësisht ai ka vdekur. Unë e mora përdore domethën u habita sepse kishte një talent të jashtëzakonshëm. Ajo mund të arrijë edhe në majat më të larta. Me moshë është e vogël, në klasë të shtatë, ajo është super. Më bëri përshtypje, ajo kaloi nga dora atij, kaloi në dorën time në akurel. Unë gjatë gjithë jetës time kam punuar me akurelin. Është tepër e talentuar, e paarritshme, akurelat e saj janë tepër të larta. Ka një dorë të fortë, të pastër, është shumë e edukuar dhe shpresoj që ajo të ngjitet sa më lart."

Suela, e cila synon Gjermaninë, atje ku pret të bashkohet me prindërit, shpreson të merret gjatë me art duke e parë veten si një artiste të kompletuar në të ardhmen.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së kantautorit napoletan, Sergio Bruni është organizuar në amfiteatrin e Durrësit koncerti "Canta Nap

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti i njohur Petrit Ruka.

Mbrëmjen e së shtunës hapi siparin panairi i librit në Durrës, i cili do të qëndrojë i hapur deri më 8 korrik.

Nga Pol Milo

(Persiatje mbi romanin "Varret" të shkrimtarit Erjon Muça)

Violinistja shqiptare Ervis Gega-Dodi ka marrë drejtimin e Filarmonisë Klasike të Bonit në Gjermani, detyrë e cila i është besuar vetëm p

Orkestra Frymore e Durrësit mbajti ditën e djeshme një koncert festiv me marshe dhe pjesë të zgjedhura nga kompozitorë shqiptarë dhe të h

Fëmijët e Durrësit kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në natën e parë të "Festivalit Kombëtar të Teatrit për Fëmijë" në Berat.

Mbrëmjen e së premtes, shoqata "Durrësi Autokton" organizoi "Festë Deti 2021", e cila startoi me xhiron tradicionale me anije në portin e

Në fund të vitit shkollor, institucioni jo publik arsimor “Mihal Ekonomi” nuk kishte si të kurorëzonte më bukur angazhimin e mësuesve dhe