Hap siparin panairi i librit në Durrës (VIDEO)

04/07/2021 - 11:27

Mbrëmjen e së shtunës hapi siparin panairi i librit në Durrës, i cili do të qëndrojë i hapur deri më 8 korrik.

Shumë shtëpi botuese sollën për lexuesin durrsak dhe jo vetëm dhjetëra tituj të letërsisë për të rritur dhe fëmijë, në stenda të veçanta ku u vu re një interes i madh i qytetarëve durrsakë.

Shtëpitë e njohura botuese si "Fan Noli", "Çabej", "Botart", "Pegi" etj për 6 mbrëmje me radhë do të jenë të pranishme në zonën më të frekuentuar të Durrësit për të kënaqur pritshmëritë e adhuruesve të librit.

Panairi i librit do të presë çdo mbrëmje në shëtitoren “Taulantia” lexuesit e rregullt me dhjetëra tituj të publikuar së fundmi.

E njohur si stina e pushimeve, vera është një nga periudhat kur njerëzit lexojnë më shumë, sepse shpesh një apo dy libra nuk mungojnë në çantën e udhëtimit.

Në det apo në mal, një libër është përherë një shoqërues i mirë i pushimeve në këto ditë të nxehta.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së kantautorit napoletan, Sergio Bruni është organizuar në amfiteatrin e Durrësit koncerti "Canta Nap

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti i njohur Petrit Ruka.

Kjo është Suela Caka, nxënësja e talentuar 14-vjeçare, që po spikat mes moshatarëve për talentin në pikturë, në punimet me akurel.

Nga Pol Milo

(Persiatje mbi romanin "Varret" të shkrimtarit Erjon Muça)

Violinistja shqiptare Ervis Gega-Dodi ka marrë drejtimin e Filarmonisë Klasike të Bonit në Gjermani, detyrë e cila i është besuar vetëm p

Orkestra Frymore e Durrësit mbajti ditën e djeshme një koncert festiv me marshe dhe pjesë të zgjedhura nga kompozitorë shqiptarë dhe të h

Fëmijët e Durrësit kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në natën e parë të "Festivalit Kombëtar të Teatrit për Fëmijë" në Berat.

Mbrëmjen e së premtes, shoqata "Durrësi Autokton" organizoi "Festë Deti 2021", e cila startoi me xhiron tradicionale me anije në portin e

Në fund të vitit shkollor, institucioni jo publik arsimor “Mihal Ekonomi” nuk kishte si të kurorëzonte më bukur angazhimin e mësuesve dhe