Shoqata "Durrësi Autokton" nderon ekipin e futbollit dhe basketbollit "Teuta" dhe të mirënjohurin Ahmet Myshku

26/06/2021 - 09:55

Mbrëmjen e së premtes, shoqata "Durrësi Autokton" organizoi "Festë Deti 2021", e cila startoi me xhiron tradicionale me anije në portin e Durrësit, xhiro që u shoqërua me tingujt e muzikës live të Alban Kamenicës.

Më pas, koncerti festiv me muzikë dhe humor u zhvendos tek salla Black Box e shkollës së mesme artistike "Jan Kukuzeli" me këngëtarët: Reshit Gjini, Hysni Alushi, Dashamir Mehmeti, Kosta Bonshi, Astrit Serjani, Luljeta Strefi, Dhimitër Stefa, Ylli Çiftja dhe humoristët Aishe Stari, Roland Koça dhe Edmond Halili.

Gjatë shfaqjes u shfaqë 3 dokumentarë për ekipin e futbollit dhe basketbollit "Teuta" dhe ish-futbollistit dhe arbitrit ndërkombëtar Ahmet Myshku, të realizuar nga Astrit Tahiri dhe projektuar nga Tristan Sherifi.

Shoqata "Durrësi Autokton" nderoi me titujt "Krenaria e Qytetit të Durrësit" ekipin e futbollit dhe basketbollit "Teuta" me motivacionin: Kampion në Kampionatin Kombëtar të futbollit edhe Basketbollit për sezonin 2020 - 2021 ndërsa Ahmet Myshku u dekorua ne titullin "Nderi i Qytetit të Durrësit" me motivacionin: Kontribute të shquara si futbollist edhe si arbitër ndërkombëtar në futboll.

Ekipi i futbollit Teuta i dhuroi shoqatës "Durrësi Autokton" një fanellë me gjithë firmat e lojtarëve të ekipit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së kantautorit napoletan, Sergio Bruni është organizuar në amfiteatrin e Durrësit koncerti "Canta Nap

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti i njohur Petrit Ruka.

Kjo është Suela Caka, nxënësja e talentuar 14-vjeçare, që po spikat mes moshatarëve për talentin në pikturë, në punimet me akurel.

Mbrëmjen e së shtunës hapi siparin panairi i librit në Durrës, i cili do të qëndrojë i hapur deri më 8 korrik.

Nga Pol Milo

(Persiatje mbi romanin "Varret" të shkrimtarit Erjon Muça)

Violinistja shqiptare Ervis Gega-Dodi ka marrë drejtimin e Filarmonisë Klasike të Bonit në Gjermani, detyrë e cila i është besuar vetëm p

Orkestra Frymore e Durrësit mbajti ditën e djeshme një koncert festiv me marshe dhe pjesë të zgjedhura nga kompozitorë shqiptarë dhe të h

Fëmijët e Durrësit kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në natën e parë të "Festivalit Kombëtar të Teatrit për Fëmijë" në Berat.

Në fund të vitit shkollor, institucioni jo publik arsimor “Mihal Ekonomi” nuk kishte si të kurorëzonte më bukur angazhimin e mësuesve dhe