Balla për arrestimet e SPAK: Është procesi i pakthyeshëm

07/07/2021 - 13:31

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur sot në Kuvend, në seancën e fundit të kësaj legjislature për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore, duke përmendur çfarë është bërë dhe çfarë pritet në të ardhmen.

Balla theksoi se sapo kuvendi i ri të fillojë punën, një komision i posaçëm i reformës zgjedhore do duhet të adresojë një sërë çështjes dhe për depolitizimin e administratës zgjedhore, të garantimit të votës së shqiptarëve jashtë kufijve.

Ai tha se ata që vijnë në shtator minimalisht të paktën këtë traditë të mirë parlamentare që u vendos që për çështjet që kanë të bëjnë për reformën në drejtësi nuk ka nevojë për shumë debat e as për shumë negociata, se është një parim duke përmendur dhe deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha për operacionin e SPAK që çoi në pranga kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe.

“Dua t’i them kolegut Murrizi që në politikë, marrëveshjet politike janë pjesë e jetës politike të vendit. në shumë vende, përmes tyre zgjidhen krizat dhe bëhen reformat më të rëndësishme. përmes një marrëveshjeje politike dhe me ju deputetët e opozitës parlamentare, bëmë një hap të rëndësishëm përpara duke hapur listat dhe duke i dhënë mundësinë qytetarëve që të japin një votë dhe për kandidatët. Si provë e parë nuk ishte e gabuar, ishte shumë e mirë, natyrshëm duhet të kishim pasur më shumë kohë në dispozicion. Nuk dua të hyj fare në diskutimin apo debatin që pasoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me transpozimin në kodin zgjedhor të parashikimeve të kushtetutës për hapjen e listave, se pikë së pari duhet të presim arsyetimin dhe së dyti vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të një forme të prerë dhe sapo kuvendi i ri të fillojë punën, një komision i posaçëm i reformës zgjedhore do duhet të adresojë një sërë çështjes dhe për depolitizimin e administratës zgjedhore, të garantimit pa asnjë mëdyshje, pa pritur Oerdin dhe askënd tjetër për votën e shqiptarëve jashtë kufijve. Zgjedhjet e 25 prillit ishin zgjedhjet e fundit pa të drejtën e emigrantëve për të votuar.

Sa i përket komunikimeve të mia të mëngjesit me zotin Soreca, unë komunikoj në mënyrë të vazhdueshme, për shkak të pozicionit tim. Nuk kam komunikuar sot i nderuar Myslim, por është detyrim i kuvendit që të garantojë që institucionet që zgjidhen prej tij të kenë vijimëndjes.

Në fund të fundit dhe kur kanë rrahur gjoksin, dhe kanë hyrë në për çadra partitë, në fund e kanë votuar. Dhe pastaj shkojmë tek produkti i reformës në drejtësi. Nga mëngjesi deri në darkë shajnë reformën në drejtësi dhe kur vjen puna tek vendimet, themi është fillim i mbarë. Është një proces i pakthyeshëm, nuk ka më kthim mbrapa. Kur në këtë sallë kam përmendur rastet e Kroacisë apo Rumanisë dhe kur erdhëm në pushtet morëm përsipër të bëjmë reformën më të thellë, sot jemi në kushtet që ne mund të shohim rezultatet. Standardet që PS ka vendosur në këtë vend është standardi që duhet të ndjejë çdo forcë politike. Drejtësia nuk është e mirë kur vepron mbi kundërshtarin politik dhe është e keqe kur vepron mbi ty. Në asnjë rast PS nuk ka sulmuar institucionet e drejtësisë.

Koha kur partitë politike griheshin me njeri-tjetrin me akuza mendoj që ka marrë fund, sepse mendoj që ke një provë, ke një dokument, merre letrën çoje në institucion.

Kam qenë një ndër zërat më atakues të PS në opozitë. Kam bërë 134 kallëzime penale në prokurori për çdo rast që kam ngritur një akuzë në këtë sallë. Fjalë thuaj sa të duash, e rëndësishme është çfarë bën me letra”, tha Balla.

Ai falënderoi më tej deputetët e të gjitha forcave për atë që e quajti një standard tjetër.

“Meqenëse këtu është dhe seanca e fundit e këtij Kuvendi, kemi një sërë çështjesh të rëndësishme, dua t’ju falënderoj dhe për mënyrën si kemi punuar në periudhën pandemisë. Ky është një standard tjetër.

Po e mbyll fjalën tim me një falënderim për të gjithë, për secilin prej jush majtas dhe djathtas. Fakti që kjo legjislaturë e mbylli mandatin e saj plotësisht, është një meritë e këtij kuvendi. Dua të falënderoj dhe kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi. Procesi i negociatave është një proces që nuk i përket vetëm maxhorancës, do të kërkojë përfshirjen e të gjithëve”, u shpreh Balla.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe përfaqës

Ish-ministri Genc Pollo ka reaguar për zgjedhjen e kryetarit të AMA-s, duke theksuar se kryeministri Rama e injoroi apelin euroatlantik,

Në seancën e fundit plenare, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektvendimin për zgjedhjen e dy anëtareve zëvendësuese për Komisionin e

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me zgjedhjen së kryetarit të ri të AMA-s.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zhvilloi sot një takim me drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit, në nivel qëndror e vendor.Takimi isht

Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet (KAS) ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga KQZ, për konfirmimin në detyrë të kryebashkiakut të Malla

Nga konferenca "Forcimi i drejtësisë penale", ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim u ka bërë thirrje insti

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit në ditën e fundit të tij si deputet, Selami Jenisheri tha se zgjedhjet 25 prillit janë të kun

PD ka reaguar sërish përmes deputetes së zgjedhur Albana Vokshi lidhur me votimin e parashikuar sot në Kuvend, për zgjedhjen e kreut të A

Mbahet sot seanca e fundit e kësaj legjislature të Parlamentit ndërsa gati gjysma e deputetëve i thonë lamtumirë Kuvendit.