Dita e fundit në Kuvend, Selami Jenisheri ofendon kolegët: Më të poshtrit e historisë, zgjedhjet e 25 prillit do përsëriten

07/07/2021 - 11:20

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit në ditën e fundit të tij si deputet, Selami Jenisheri tha se zgjedhjet 25 prillit janë të kundraligjshme pasi është thyer neni 24 i Kodit Zgjedhor për votën e emigrantëve.

“Më vjen keq që do mungoj në Kuvend. Askush nuk e di që Selami Jenisheri, kryetari i Partisë së Pensionistëve nuk do jetë në shtator në Kuvend, pasi 100% do të përsëriten zgjedhjet. Zgjedhjet janë të kundraligjshme, kanë thyer nenin 24 që emigrantët nuk kanë votuar dhe nenin 160 i Kodit Zgjedhor” – tha Jenisheri

I pyetur për vazhdimin e karrierës së tij, Jenisheri tha se do të vijojë betejën në gjykatë për përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare ku ka ofenduar edhe kolegët e tij duke i cilësuar si deputetët më të poshtër që ka pasur historia e parlamentit shqiptar.

“Këta janë deputetët më të poshtër që ka pasur historia e parlamentit shqiptar. Nuk kanë pranuar të votojnë ligjin që kanë propozuar për detektivin privat, që ky detektiv të çon direct në burg. Kam kërkuar që të vendoset dhe njëherë në fuqi neni 315 i Kodit Penal ku i thuhet gjyqtarëve ku gjyqtari ka të drejtë të përgjigjet para ligjit, nëse merr një vendim të padrejtë. Karriera ime është ditën e premte në orën 09:30 tek Gjykata Zgjedhore Gjyqësore pasi kam gjyq për përsëritjen e zgjedhjeve” – tha Jenisheri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe përfaqës

Ish-ministri Genc Pollo ka reaguar për zgjedhjen e kryetarit të AMA-s, duke theksuar se kryeministri Rama e injoroi apelin euroatlantik,

Në seancën e fundit plenare, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektvendimin për zgjedhjen e dy anëtareve zëvendësuese për Komisionin e

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me zgjedhjen së kryetarit të ri të AMA-s.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur sot në Kuvend, në seancën e fundit të kësaj legjislature për reformën në drej

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zhvilloi sot një takim me drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit, në nivel qëndror e vendor.Takimi isht

Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet (KAS) ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga KQZ, për konfirmimin në detyrë të kryebashkiakut të Malla

Nga konferenca "Forcimi i drejtësisë penale", ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim u ka bërë thirrje insti

PD ka reaguar sërish përmes deputetes së zgjedhur Albana Vokshi lidhur me votimin e parashikuar sot në Kuvend, për zgjedhjen e kreut të A

Mbahet sot seanca e fundit e kësaj legjislature të Parlamentit ndërsa gati gjysma e deputetëve i thonë lamtumirë Kuvendit.