Genc Pollo: Zgjedhja e kreut të AMA-s, si u injorua apelit euroatlantik

07/07/2021 - 17:27

Ish-ministri Genc Pollo ka reaguar për zgjedhjen e kryetarit të AMA-s, duke theksuar se kryeministri Rama e injoroi apelin euroatlantik, për të ndaluar emërimin e shefes së këtij institucioni.

Përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, Pollo thekson se AMA nuk ishte veçse një përsëritje e kronikës së një kapjeje të paralajmëruar, si dhe e dëmtimit të mëtejshëm të reputacionit e të influencës reale të komunitetit euroatlantik.

“Mbrojta e lirisë së medias duhet të ndodhë e do të ndodhë në fushëbetejën shqiptare. Por ndërsa korruptokrati i ditës është armiku i madh i lirive lipset të vrasim pak mendjen edhe për rolin e “nëpunësve syleshë të perandorisë“, thekson ai.

Shënimi i plotë:

Rrëfenja e sotme me autokratë e ndërkombëtarë

 Dr. Victor Frankenstein, personazhi qendror i romanit “Prometeu modern” të anglezes Mary Shelley (v.1818) krijoi një përbindësh në laborator; ai besonte naivisht se do të mund t’a kontrollonte plotësisht krijesën e tij. Por përbindëshi i fuqishëm filloi të kërkonte gjëra të pamundura nga krijuesi i tij Dr Frankensteini; pastaj e kërcënoi atë e më pas fillloi të vriste njerëzit e dashur të tij, në fund edhe nusen e doktorit natën e dasmës.

 E di që çdo krahasim çalon; por nuk di parabolë tjetër nga letërsia europiane që do t’i përshtatej më mirë raportit të krijuar midis ndëkombëtarëve euroatlantikë e pushtetarit në Tiranë (parabola vlen edhe për ndonjë tjetër korruptokrat në Ballkan).

Ata u kujdesën t’a ushqejnë e t’a rrisin duke bërë sikur nuk ja shihnin cenet. Por kur cenet u zunë sytë e nuk fshiheshin dot ndërkombëtarët filluan me ndonjë kritikë a kërkesë. Hazër-xhevapi i korruptokratit ishte “a ç’më çani veshët!”;

15 kushtet për shtet ligjor i injoroi e i prezantoi si kapriçiot e disa  politikanëve në Europë; kjo e fundit prapë mbylli sytë, zuri hundën me dorë dhe tha se sikur ok janë.

Dështimin fillestar me vaksinat pushtetari ja la në derë BE-së me akuza të padëgjuara. Veç një shtet serioz reagoi me nerv ndaj paturpësive. Të tjerët pëshpëritën të squllur.

Marrëveshjen zgjedhore me opozitën e shkeli edhe pse e ndërmjetësuar ndërkombëtarët. Këta të fundit kur reaguan nuk bënë më shumë se një gëk-mëk të mekur.

Prandaj edhe injorimi sot i apelit euroatlantik (OSBE përfshin edhe Amerikën e Veriut) për të ndalur emërimin e shefes së AMA-s nuk ishte veçse një përsëritje e kronikës së një kapjeje të paralajmëruar. Dhe e dëmtimit të mëtejshëm të reputacionit e të influencës reale të komunitetit euroatlantik.

Mbrojta e lirisë së medias duhet të ndodhë e do të ndodhë në fushëbetejën shqiptare. Por ndërsa korruptokrati i ditës është armiku i madh i lirive lipset të vrasim pak mendjen edhe për rolin e “nëpunësve syleshë të perandorisë”. GP

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe përfaqës

Në seancën e fundit plenare, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektvendimin për zgjedhjen e dy anëtareve zëvendësuese për Komisionin e

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me zgjedhjen së kryetarit të ri të AMA-s.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur sot në Kuvend, në seancën e fundit të kësaj legjislature për reformën në drej

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zhvilloi sot një takim me drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit, në nivel qëndror e vendor.Takimi isht

Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet (KAS) ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga KQZ, për konfirmimin në detyrë të kryebashkiakut të Malla

Nga konferenca "Forcimi i drejtësisë penale", ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim u ka bërë thirrje insti

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit në ditën e fundit të tij si deputet, Selami Jenisheri tha se zgjedhjet 25 prillit janë të kun

PD ka reaguar sërish përmes deputetes së zgjedhur Albana Vokshi lidhur me votimin e parashikuar sot në Kuvend, për zgjedhjen e kreut të A

Mbahet sot seanca e fundit e kësaj legjislature të Parlamentit ndërsa gati gjysma e deputetëve i thonë lamtumirë Kuvendit.