Kim për Reformën në Drejtësi: Sistemi funksionon, por nuk është ende në majën e performancës

07/07/2021 - 12:12

Nga konferenca "Forcimi i drejtësisë penale", ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të vazhdojnë punën për të dënuar rastet e korrupsionit në nivelet e larta.

Teksa përshëndeti hetimet e javëve të fundit nga SPAK që kanë çuar në arrestimin e zyrtarëve, diplomatja amerikane theksoi se sistemi penal është funksional por jo në nivelet më të larta të performancës.

"Ky është një moment i rëndësishëm. Do të doja të thoja që ajo që jemi duke parë është rezultat i një pune të gjatë të vështirë orë të tëra të kaluara duke ndërmarrë veprime sipas rastit. Presim me kënaqësi të shikojmë më shumë nga këto në ditët dhe muajt që vijnë. Ju e dini më mirë se unë që ndjekja penale e suksesshme nuk varet nga puna e mirë e një institucioni të vetëm. Të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të punojnë së bashku për të ndërtuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë penale. Veprimet që kemi dëshmuar në javët e fundit që kur institucionet e drejtësisë janë ngritur kanë filluar të ndërtojnë besimin e publikut. Sistemi është funksional, por nuk është ende në majë të performancës për shkak të mungesës së personelit dhe mungesës së besimit të publikut. Tani është koha për të ndërtuar një urë drejt funksionalitetit të plotë. Ju nxis që të punoni së bashku për të identifikuar boshllëqet në kapacitetin tuaj institucional. SHBA do vazhdojnë t’ju mbështesin, të punojnë në partneritet me ju për të ndërtuar një Shqipëri më të sigurtë dhe më demokratike", u shpreh Kim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe përfaqës

Ish-ministri Genc Pollo ka reaguar për zgjedhjen e kryetarit të AMA-s, duke theksuar se kryeministri Rama e injoroi apelin euroatlantik,

Në seancën e fundit plenare, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektvendimin për zgjedhjen e dy anëtareve zëvendësuese për Komisionin e

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me zgjedhjen së kryetarit të ri të AMA-s.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur sot në Kuvend, në seancën e fundit të kësaj legjislature për reformën në drej

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zhvilloi sot një takim me drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit, në nivel qëndror e vendor.Takimi isht

Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet (KAS) ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga KQZ, për konfirmimin në detyrë të kryebashkiakut të Malla

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit në ditën e fundit të tij si deputet, Selami Jenisheri tha se zgjedhjet 25 prillit janë të kun

PD ka reaguar sërish përmes deputetes së zgjedhur Albana Vokshi lidhur me votimin e parashikuar sot në Kuvend, për zgjedhjen e kreut të A

Mbahet sot seanca e fundit e kësaj legjislature të Parlamentit ndërsa gati gjysma e deputetëve i thonë lamtumirë Kuvendit.