PD: Kapja politike e AMA-s nga Edi Rama, e papranueshme edhe për BE

07/07/2021 - 10:37

PD ka reaguar sërish përmes deputetes së zgjedhur Albana Vokshi lidhur me votimin e parashikuar sot në Kuvend, për zgjedhjen e kreut të AMA-s.

Përmes një postimi në "Facebook", Vokshi shkruan se plani i kryeministrit Rama për të emëruar zëdhënsen e tij në krye të AMA-s me një parlament njëpartiak është antidemokratike, gjithashtu është e papranueshme edhe për BE-në.

"Tentativa e Edi Ramës për kapjen e plotë të Autoritetit të Medias Audiovizive është e papranueshme edhe për Bashkimin Europian. Plani për të emëruar zëdhënësen e tij në krye të AMA-s me një parlament njëpartiak është antidemokratik. Standardi i Edi Ramës për lirinë e medias nuk ka lidhje me Evropën. Është koha që sot të tërhiqet!" – shkruan Vokshi.

Reagimi i Vokshi vjen pas deklaratës së delegacionit europian në Tiranë, i cili kërkoi shtyrjen e zgjedhjes së kreut të AMA për në shtator.

Sipas BE, AMA duhet të punojë në mënyrë të paanshme, transparente dhe është me rëndësi mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe përfaqës

Ish-ministri Genc Pollo ka reaguar për zgjedhjen e kryetarit të AMA-s, duke theksuar se kryeministri Rama e injoroi apelin euroatlantik,

Në seancën e fundit plenare, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektvendimin për zgjedhjen e dy anëtareve zëvendësuese për Komisionin e

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me zgjedhjen së kryetarit të ri të AMA-s.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur sot në Kuvend, në seancën e fundit të kësaj legjislature për reformën në drej

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zhvilloi sot një takim me drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit, në nivel qëndror e vendor.Takimi isht

Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet (KAS) ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga KQZ, për konfirmimin në detyrë të kryebashkiakut të Malla

Nga konferenca "Forcimi i drejtësisë penale", ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim u ka bërë thirrje insti

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit në ditën e fundit të tij si deputet, Selami Jenisheri tha se zgjedhjet 25 prillit janë të kun

Mbahet sot seanca e fundit e kësaj legjislature të Parlamentit ndërsa gati gjysma e deputetëve i thonë lamtumirë Kuvendit.