Përse fryhet stomaku? Arsyet më të shpeshta dhe zgjidhjet më të thjeshta për këtë shqetësim

07/07/2021 - 18:09

Ndonjëherë mund ta pyesni veten pse ndiheni me një stomak ose bark të fryrë, epo ka disa arsye përse ndjeni diçka të tillë.

Sipas ekspertëve,  gratë vuajnë nga fryrja e barkut më shumë sepse nivelet e larta të estrogjenit shkaktojnë mbajtjen e ujit. Gratë gjithashtu përjetojnë më shumë simptoma të IBS për shkak të çekuilibrit hormonal dhe një nga simptomat e IBS është fryrja e barkut.

Ka disa mënyra për të evituar ose për të ndihmuar veten që mos ta ndjeni shume këtë fryrje:

1-Mos vishni rroba të ngushta kur hani bukë: 'Ndonjëherë nuk ka të bëjë çfarë hani por SI. Veshja e ngushtë mund t’ju ​​ngushtojë stomakun, duke e bërë më të vështirë kalimin ushqimit ’shpjegon ekipi i Gut Stuff. Prandaj, lironi rrobat para se të hani.

2-Hani fibrat e duhura: 'Ushqime si thjerrëzat, fasulet, brokoli, shpargu, misri, gruri, patatet, ëmbëltuesit artificialë ose shumë fibra mund të shkaktojnë fryrje të stomakut,' thotë Z. Chophada. 'Mbajtja e një diete ushqimore për të parë nëse ndonjë ushqim specifik shkakton simptomat e fryrjes mund të ndihmojë.'

3-Eleminoni pijet e gazuara: Ndoshta nuk është për t'u habitur por pijet me gaz janë një faktor tjetër që shkakton ndjesinë e fryrjes sepse ato lëshojnë gazin dioksid karboni në stomak.

4- Bëni kujdes me stresin: Kur jemi në ankth, frymëmarrja jonë mund të bëhet e parregullt, mund të thithim më shumë ajër, ose padashur të mbajmë frymën. Kjo ndikon në fryrjen e stomakut.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Stresi ose ankthi e nxisin njeriun ta shohë ushqimin si ngushëllim.

Stresi, luhatjet hormonale dhe llojet e rejave të barnave besohet të jenë disa prej arsyeve përse gjithnjë e më shumë njerëz të rritur (3

Shumë njerëz provojnë shtrëngime të kraharorit të cilat rëndom u duken sikur janë dhimbje të zemrës. Dhimbje dhe shtrëngime të tilla naty

Yoga duket se ofron një nxitje të konsiderueshme në zonat e trurit të përfshira në kujtesë, të mësuarit, vendimmarrjes, rregullimin e emo

Xheli i mrekullueshëm që mbush gjethet e bimës së aloe vera është plot me vitamina të cilat mund të trajtojnë një sërë problemesh të orga

Shkencëtarët nga Australia, të cilët analizuan simptomat e pacientëve të infektuar me variantin Delta, kanë theksuar se  simptomat e tyre

Lëngjet e frutave dhe perimeve siç është ai me portokall, panxhar dhe karrota, janë të famshëm për vlerat ushqyese që përmbajnë.

Xhenxhefili, si një përbërës i recetave dhe çajrave, mund të mbrojë organizmin nga dhjami i tepër si dhe ndaj sëmundjeve kronike.

Dhimbjeve të kockave nuk i shpëton askush, ato mund të kthehen në një problem për çdo moshë.

Medikamentet farmaceutike mund të shërojnë një sëmundje por edhe të nxisin dhjetëra reagime inflamatore në të njëjtën kohë.