Ushqimet që shkaktojnë akne në moshë madhore

06/07/2021 - 10:34

Stresi, luhatjet hormonale dhe llojet e rejave të barnave besohet të jenë disa prej arsyeve përse gjithnjë e më shumë njerëz të rritur (30-50 vjeç) vuajnë nga shpërthimet e akneve në fytyrë. Megjithatë, përveç tyre, ekspertët veçojnë edhe ushqimet.

Çokollata me qumësht, të skuqurat, ushqimet me yndyrë, produktet e bulmetit dhe pijet me sheqer janë tre nga faktorët kryesorë të shfaqjes së akneve tek të rriturit.

Këtë e thotë një studim francez me pjesëmarrjen e 24,000 të rriturve të cilët në harkun kohor të dy javëve duhet të mbanin shënim gjithçka që kishin konsumuar por edhe shëndetin e lëkurës.

Gjetjet e studimit treguan se njerëzit që pinin pesë gota qumësht ose pije me sheqer në ditë, ishin 50% më të rrezikuar nga shfaqja e akneve në fytyrë.

Një racion me ushqime të skuqura e me yndyrë e rrit këtë rrezik me të paktën 54%, thanë ekspertët. Sipas ekspertëve, këto të dhëna nuk janë edhe aq befasuese.

Ato në të vërtetë konfirmojnë lidhjen e fortë që ekziston mes ushqimeve të caktuara dhe problemeve me lëkurën. Ushqime të tilla besohet të luajnë një rol të fortë në aktivizimin e hormoneve si insulina apo androgjenët të cilët nxisin shpërthimin e akneve në fytyrë.

Çfarë është insulina dhe cili është roli i saj tek aknet?

Insulina është një hormon që sekretohet nga pankreasi. Qëllimi i saj kryesor është të shënjestrojë nivelet e glukozës në gjak. Një regjim ushqimor i pasur me sheqerna të shtuara, yndyrna e të skuqura ndikon shumë tek nivelet e insulinës dhe i rrit ato.

Sa më shumë insulinë të ketë në organizëm, aq të stërmunduara janë qelizat.

Insulina stimulon prodhimin e pandërprerë të qelizave, të cilat duhet të vdesin e më pas të prodhohen të rejat, duke shkaktuar kështu aktivizimin e hormoneve të tjera që prodhojnë sebumin i cili kur është në tepricë nxit shpërthimin e akneve.

Produktet e bulmetit dhe aknet

Produktet e bulmetit nga ana tjetër ofrojnë hormone si estrogjeni, progesteroni, madje edhe testosteron që kanë tendencën të përkeqësojnë nivelet ekzistuese në organizëm dhe të rrisin gjasat e shpërthimit të akneve.

Nëse jeni në moshë madhore dhe vuani nga aknet, konsultohuni me një dermatolog për të diagnostikuar arsyen e vërtetë që nxit këtë përkeqësim të lëkurës./AgroWeb.org

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndonjëherë mund ta pyesni veten pse ndiheni me një stomak ose bark të fryrë, epo ka disa arsye përse ndjeni diçka të tillë.

Stresi ose ankthi e nxisin njeriun ta shohë ushqimin si ngushëllim.

Shumë njerëz provojnë shtrëngime të kraharorit të cilat rëndom u duken sikur janë dhimbje të zemrës. Dhimbje dhe shtrëngime të tilla naty

Yoga duket se ofron një nxitje të konsiderueshme në zonat e trurit të përfshira në kujtesë, të mësuarit, vendimmarrjes, rregullimin e emo

Xheli i mrekullueshëm që mbush gjethet e bimës së aloe vera është plot me vitamina të cilat mund të trajtojnë një sërë problemesh të orga

Shkencëtarët nga Australia, të cilët analizuan simptomat e pacientëve të infektuar me variantin Delta, kanë theksuar se  simptomat e tyre

Lëngjet e frutave dhe perimeve siç është ai me portokall, panxhar dhe karrota, janë të famshëm për vlerat ushqyese që përmbajnë.

Xhenxhefili, si një përbërës i recetave dhe çajrave, mund të mbrojë organizmin nga dhjami i tepër si dhe ndaj sëmundjeve kronike.

Dhimbjeve të kockave nuk i shpëton askush, ato mund të kthehen në një problem për çdo moshë.

Medikamentet farmaceutike mund të shërojnë një sëmundje por edhe të nxisin dhjetëra reagime inflamatore në të njëjtën kohë.