Alban Ramosaj tregon si reagoi ish-e dashura pasi dëgjoi “Thikat e mia”

24/06/2021 - 22:51

Pas fitores në “Kënga Magjike”,  Alban Ramosaj tregoi në një intervistë se “Thikat e mia” është dedikim për një vajzë spanjolle. Artisti u shpreh se si në çdo histori spanjolle fundi është dramatik, duke shtuar se thikat janë një metaforë për të treguar posesivitetin, dramat, xhelozinë, por edhe kënaqësinë e dashurisë, edhe pse toksike. Por si e ka pritur këtë ish-partnerja e tij? Në një intervistë për revista “Class” artisti tha se vajzës në fjalë kënga i ka pëlqyer dhe se ia kanë përkthyer shoqet shqiptare.

“Të gjithë veprojmë në mënyrat tona pas ndarjeve, dikush vendos “të zhdukë” partnerin/en në momentin kritik të ndarjes, dikush thyhet e shkruan, thërret apo kërkon takim, dikush tjetër bën diçka tjetër e kështu me radhë. Për mua, kjo këngë ishte “mesazhi” apo “telefonata” ime, një mesazh që e kam lënë të kuptohet se isha i ndërgjegjshëm për llojin e lidhjes që kishim dhe që reflektova, me pak fjalë. Por jo, nuk është e synuar si tentativë që të rikthehemi, pavarësisht se kemi dashuri pa kushte në mes. Madje, falë kësaj të fundit, mbajmë dhe kontakte shoqërore (kënga i ka pëlqyer, ia kanë përkthyer shoqet shqiptare). Për ta përmbledhur, është thjesht rritje, maturitet personal. Fundja, artistë jemi, do përfitojmë edhe nga këto emocione e do i hedhim në letër”, u shpreh Albani.

Sakaq, Albani rrëfeu se tashmë është shpërngulur në Turqi duke premtuar surpriza të mëdha, por nuk ka dhënë asnjë detaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bebe Rexha është një nga artistet më në zë të momentit dhe këto kohë ka shënuar një sërë suksesesh në karrierë.

Aktorja e njohur Scarlett Johansson është shtatzënë!

Gazetarja dhe moderatorja e emisionit "Open", Eni Vasili ka postuar në rrjetin social Instagram një foto mjaft të ëmbël me dy vogëlushet

Pas një kohe të gjatë pa postuar foto e video në rrjete sociale për shkak se kërkohet nga policia,  këngëtarja Fjolla Morina është rikthy

Moderatorja e njohur, Eni Vasili është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë dy vajza binjake.

Harry Styles dhe Olivia Wilde nuk mund t’i mbajnë duart larg njëri-tjetrit, teksa shijojnë rrezet e diellit në një jaht privat.

Cristiano Ronaldo po shijon pushimet me familjen në jahtin luksoz prej 5.5 milionë paundësh pas eliminimit në “Euro 2020”.

Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin pas ndarjes.

Këngëtarja dhe aktorja, Jennifer Lopez nuk ka qenë kurrë më mirë se aktualisht!