Britney Spears akuza të rënda ndaj të atit: Jam keqtrajtuar dhe kam marrë ilaçe kundër dëshirës

24/06/2021 - 14:33

Britney Spears është paraqitur ne gjykatën e Los Anxhelos dhe ka folur në lidhje me efektet e kujdestarisë. Ylli i Popit ka lëshuar një lumë akuzash aq sa në disa raste gjykatësi duhej t’i kërkonte asaj të ngadalësonte rrëfimin.

Ajo ka kërkuar që babai Jamie Spears të mos jetë më kujdestar i pasurisë së saj.

“Unë kam gënjyer dhe i kam thënë gjithë botës se jam mirë dhe jam e lumtur. Kjo është një gënjeshtër”, u shpreh këngëtarja, ndërsa vijoi se i ati e ka kontrolluar “100%”.

Spears ka treguar se i është mohuar e drejta për të pasur më shumë fëmijë dhe ka marre ilaçe kundër dëshirës. Këngëtarja pohoi se ishte e traumatizuar dhe qante çdo ditë.

Më herët i dashuri i  saj postoi një foto teksa mbante të veshur një bluze me mbishkrimin e njohur  #FreeBritney  e cila është një lëvizje e famshme e fansave të cilët kanë bërë  thirrje që këngëtarja të rifitojë autonominë mbi punët  e saj. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bebe Rexha është një nga artistet më në zë të momentit dhe këto kohë ka shënuar një sërë suksesesh në karrierë.

Aktorja e njohur Scarlett Johansson është shtatzënë!

Gazetarja dhe moderatorja e emisionit "Open", Eni Vasili ka postuar në rrjetin social Instagram një foto mjaft të ëmbël me dy vogëlushet

Pas një kohe të gjatë pa postuar foto e video në rrjete sociale për shkak se kërkohet nga policia,  këngëtarja Fjolla Morina është rikthy

Moderatorja e njohur, Eni Vasili është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë dy vajza binjake.

Harry Styles dhe Olivia Wilde nuk mund t’i mbajnë duart larg njëri-tjetrit, teksa shijojnë rrezet e diellit në një jaht privat.

Cristiano Ronaldo po shijon pushimet me familjen në jahtin luksoz prej 5.5 milionë paundësh pas eliminimit në “Euro 2020”.

Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin pas ndarjes.

Këngëtarja dhe aktorja, Jennifer Lopez nuk ka qenë kurrë më mirë se aktualisht!