Çifti i famshëm kurorëzon dashurinë me martesë

05/07/2021 - 23:07

Këtë herë nuk ka më dyshime se Gwen Stefani dhe Blake Shelton kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë!

Çifti u martua pas gati gjashtë vitesh së bashku, të shtunën, më 3 korrik, në fermën e Shelton në Oklahoma, shkruan “Page Six”.

Ishte tabloidi britanik ai që ndau fotot e ceremonisë të shkrepura nga ajri. Në fillim të kësaj jave, “TMZ” njoftoi se Shelton dhe Stefani kishin bërë kërkesë për licencën e martesës në Oklahoma, prandaj dasma pritej nga dita në ditë.

Shelton dhe Stefani filluan të dilnin bashkë në vitin 2015, pasi u takuan në ambientet e NBC dhe pak pasi ishin divorcuar nga partnerët e tyre përkatës, Shelton nga Miranda Lambert dhe Stefani nga Gavin Rossdale. Që kur janë njohur, ata kanë bashkëpunuar në shumë këngë.

Shelton më parë ndau disa detaje të dasmës, duke zbuluar se Stefani ishte duke bërë pjesën më të madhe të organizimit.

Ndërsa vetë Stefani rrëfeu në prill se ata po planifikonin një festë private të vogël, ku të pranishëm do të ishin vetëm familjarët.

Shelton i propozoi Stefanit në tetor të vitit 2020 në fermën e tij.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bebe Rexha është një nga artistet më në zë të momentit dhe këto kohë ka shënuar një sërë suksesesh në karrierë.

Aktorja e njohur Scarlett Johansson është shtatzënë!

Gazetarja dhe moderatorja e emisionit "Open", Eni Vasili ka postuar në rrjetin social Instagram një foto mjaft të ëmbël me dy vogëlushet

Pas një kohe të gjatë pa postuar foto e video në rrjete sociale për shkak se kërkohet nga policia,  këngëtarja Fjolla Morina është rikthy

Moderatorja e njohur, Eni Vasili është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë dy vajza binjake.

Harry Styles dhe Olivia Wilde nuk mund t’i mbajnë duart larg njëri-tjetrit, teksa shijojnë rrezet e diellit në një jaht privat.

Cristiano Ronaldo po shijon pushimet me familjen në jahtin luksoz prej 5.5 milionë paundësh pas eliminimit në “Euro 2020”.

Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin pas ndarjes.

Këngëtarja dhe aktorja, Jennifer Lopez nuk ka qenë kurrë më mirë se aktualisht!