Cristiano Ronaldo shijon pushimet me familjen në jahtin luksoz

06/07/2021 - 17:06

Cristiano Ronaldo po shijon pushimet me familjen në jahtin luksoz prej 5.5 milionë paundësh pas eliminimit në “Euro 2020”.

Kapiteni i Portugalisë nuk arriti që të ndihmonte ekipin e tij që të përsëriste suksesin e para pesë viteve, pasi u mposhtën nga Belgjika me rezultat 1-0 në 1/8 e finales.

36- vjeçari po shijon kohën në jahtin që bleu gjatë vitit të kaluar.

I ndërtuar në kantieret e Versilia të Azimut-Benett, jahti ka pesë kabina luksoze dhe gjashtë banja të dekoruara mahnitëse, një kuzhinë moderne si dhe dhoma relaksimi e një sallë pritjeje.

Ronaldo ndau një çast në faqen e tij në Instagram për 309 milionë ndjekësit gjatë fundjavës me të dashurën e tij, modelen Georgina Rodriguez dhe katër fëmijët e tyre.

Ish-futbollisti i Real Madridit është baba i katër fëmijëve: Cristiano Jr. që ka lindur në qershor 2010 nga një nënë surrogate, binjakët Eva dhe Mateo të lindur në qershor 2017 po ashtu nga një nënë surrogate dhe Alana Martina e lindur në nëntor 2017 nga Georgina.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bebe Rexha është një nga artistet më në zë të momentit dhe këto kohë ka shënuar një sërë suksesesh në karrierë.

Aktorja e njohur Scarlett Johansson është shtatzënë!

Gazetarja dhe moderatorja e emisionit "Open", Eni Vasili ka postuar në rrjetin social Instagram një foto mjaft të ëmbël me dy vogëlushet

Pas një kohe të gjatë pa postuar foto e video në rrjete sociale për shkak se kërkohet nga policia,  këngëtarja Fjolla Morina është rikthy

Moderatorja e njohur, Eni Vasili është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë dy vajza binjake.

Harry Styles dhe Olivia Wilde nuk mund t’i mbajnë duart larg njëri-tjetrit, teksa shijojnë rrezet e diellit në një jaht privat.

Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin pas ndarjes.

Këngëtarja dhe aktorja, Jennifer Lopez nuk ka qenë kurrë më mirë se aktualisht! 

Vogue në Itali ka prezantuar një numër të ri, personazhet kryesorë të së cilës janë 56-vjeçarja Monica Bellucci dhe vajza e saj 16-vjeçar