Jennifer Aniston më në fund thyen heshtjen për marrëdhënien e saj me Brad Pitt

24/06/2021 - 19:52

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt u divorcuan shumë vite më parë, por shpesh janë përfolur për rikthim. Megjithatë duket se mes ish-çiftit nuk ka asgjë më shumë përtej miqësisë.

“Brad dhe unë jemi miq. Dhe ne flasim dhe nuk asgjë të çuditshme, përveç të gjithë atyre që e panë atë dhe do të dëshironin të ishin aty. U kënaqëm shumë dhe ishte një kauzë shumë e bukur”, është shprehur Jennifer gjatë një interviste për “People” referuar ribashkimit të tyre të vitit të shkuar për “Fast Times at Ridgemont High”.

Jennifer dhe Brad kanë qenë të martuar nga viti 2000 deri në vitin 2005. Ndonëse tashmë ata kanë raporte të mira, ndarja e tyre është shoqëruar me shumë drama, për shkak të thashethemeve se Pitt u nda nga Aniston sepse u përfshi në një lidhje me Angelina Jolie asokohe.

Ndër të tjera në intervistë për “People”, aktorja ka treguar se familja e saj e pyeste vazhdimisht për fëmijë e për këtë arsye ju desh të drejtohej tek një terapistë për ndihmë.

“Ndonjëherë nuk mund t’i përballosh pyetjet e anëtarëve të familjes. ‘Çfarë është kjo? Po pret fëmijë? Do martohesh?”, ka thënë aktorja që nuk ka pasur kurrë një fëmijë.

Dekadat e fundit medie të ndryshme kanë aluduar vazhdimisht për shtatzëni të mundshme të aktores, madje disa herë është thënë se ajo është në pritje të binjakëve. Pas ndarjes nga Justin Theroux, Jennifer nuk ka qenë e lidhur me askënd, ndonëse shpesh është përfolur për ribashkim të saj me Brad Pitt pas ndarjes së tij nga Angelina Jolie.

E pyetur në lidhje me këtë pjesë të jetës private dhe nëse do të niste një lidhje nga aplikacionet online, ajo është shprehur:

“Absolutisht jo. Më pëlqejnë mënyrat normale të njohjeve si për shembull, të propozojë dikush për të dalë. Kështu do të preferoja të ishte”, ka thënë Jennifer teksa ka shtuar se as që e mendon të martohet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bebe Rexha është një nga artistet më në zë të momentit dhe këto kohë ka shënuar një sërë suksesesh në karrierë.

Aktorja e njohur Scarlett Johansson është shtatzënë!

Gazetarja dhe moderatorja e emisionit "Open", Eni Vasili ka postuar në rrjetin social Instagram një foto mjaft të ëmbël me dy vogëlushet

Pas një kohe të gjatë pa postuar foto e video në rrjete sociale për shkak se kërkohet nga policia,  këngëtarja Fjolla Morina është rikthy

Moderatorja e njohur, Eni Vasili është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë dy vajza binjake.

Harry Styles dhe Olivia Wilde nuk mund t’i mbajnë duart larg njëri-tjetrit, teksa shijojnë rrezet e diellit në një jaht privat.

Cristiano Ronaldo po shijon pushimet me familjen në jahtin luksoz prej 5.5 milionë paundësh pas eliminimit në “Euro 2020”.

Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin pas ndarjes.

Këngëtarja dhe aktorja, Jennifer Lopez nuk ka qenë kurrë më mirë se aktualisht!