24-vjeçarja në Durrës u vetëvra pas sherrit me burrin, të afërmit: I kemi parë gjithmonë mirë (VIDEO)

07/07/2021 - 12:49

Vetëvrasja e 24-vjeçares Anisa Gjini në Durrës i ka tronditur jo pak të afërmit dhe mbarë opinionin publik. E reja i dha fund jetës mbrëmjen e të martës duke u hedhur nga ballkoni i katit të tretë të banesës, pas një konflikti me bashkëshortin, Alfred Gjinin.

Çifti me origjinë nga Gramshi ishin prindër të një djali të mitur. E reja punonte në një fabrikë këpucësh, ndërsa 31-vjeçari punonte në ndërtim.

Të afërmit kanë treguar se të rinjtë shkonin mirë me njëri-tjetrin dhe nuk kishin parë asgjë të dyshimtë.

"Kërciti bam dhe asgjë më. Kur dolëm ne ajo iku, e mori burri për ta çuar në spital. Kanë një çun. I kemi parë gjithmonë mirë. Kam qenë në një dasëm bashkë me to dhe i kam parë shumë mirë."

"Kanë shkuar aq mirë sa i kishin zili të gjithë. Ka qenë punë momenti. Kur kemi ardhur kishte marrë fund çdo gjë. Nuk kemi gjetur njeri atje. Të futesh brenda nuk i mungon asnjë gjë. Kjo na vjen keq."

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, policia njoftoi mëngjesin e sotëm se ka arrestuar në flagrancë 31-vjeçarin Alfred Gjini, bashkëshortin e viktimës.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqiptarët e shohin arsimin e mirë si arritjen më të madhe në jetë. Pas arsimit shohin si arritje një punë të mirë.

Banorët e ish-Kënetës u tronditën mëngjesin e sotëm pasi një 20-vjeçar humbi jetën teksa po ndërronte gomën e një kamioni në gomisterinë

Numri i azilkërkuesve në Shqipëri pësoi një rënie të ndjeshme në 2020-n, që përkoi me periudhën e pandemisë.

Pandemia ka ndryshuar dukshëm sjelljen e konsumatorëve dhe efektet e saj vijojnë të ndihen edhe pse ajo është lehtësuar. Një prej zakonev

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka vizituar në pavionin e “Djegie-plastikës” në QSUT, katër pjesëtarët e familjes Gjoka, të

Çmimet e prodhimeve bujqësore u rritën me 0.8% gjatë vitit të kaluar, në krahasim me vitin 2019 raportoi sot INSTAT, por brenda sektorit,

Akademiku i njohur Artan Fuga i ka kthyer një përgjigje Filip Guraziut, në lidhje me përdorimin e gegnishtes në fjalor.

Pandemia Covid-19, e cila i shtriu efektet e saj negative gjerësisht në ekonomi, e përkeqësoi trendin e varfërisë.

Edhe më 2021 Shqiptarët rezultuan me përqindjen më të lartë të dëshirës për të jetuar e për të punuar jashtë vendit, në krahasim me vende

Përpunuesit e qumështit paralajmërojnë nga 1 korriku rritjen e çmimeve për disa nga produktet e freskëta të bulmetit.