Qytetet më të shtrenjta në botë për të huajt, Tirana përkeqësohet me 11 vende

24/06/2021 - 08:40

Kryeqyteti i Turkmenistanit në Azinë Qendrore është cilësuar si qyteti më i shtrenjtë në botë për punëtorët e huaj.

Ashgabat, një qytet me rreth një milion banorë, kryesoi raportin e kostos së jetesës për vitin 2021 nga kompania këshilluese Mercer.

Renditja e vendos Ashgabatin mbi qytetin më të kushtueshëm të vitit të kaluar, Hong Kong, i cili u rendit i dyti, i ndjekur nga Bejrut në Liban dhe Tokio në Japoni.

Raporti vjetor rendit 209 qytete bazuar në koston e shpenzimeve të tilla si strehimi, transporti dhe ushqimi. Mercer tha se analizoi më shumë se 200 mallra dhe shërbime për raportin, i cili është krijuar për të ndihmuar kompanitë dhe qeveritë në të gjithë botën të përcaktojnë sa duhet të paguajnë punonjësit e huaj.

Shumica e qyteteve në 10 vendet e para të renditura nga Mercer janë qendra biznesi, ku rritja ekonomike ka çuar në një rritje të çmimit të banesave dhe kostove të tjera të jetesës.

Tirana në raport me vendet e rajonit

Nga 209 qytetet e marra në shqyrtim është edhe Tirana, e cila krahasuar me një vit më parë, është bërë më e kushtueshme.

Ajo renditet në vendin e 152 nga vendi i 163 në 2020. Nga kostoja e jetesës për të huajt renditet në të njëjtin nivel me qytetin e Meksikos në Meksikë, Kuala Lumpur në Malajzi dhe qytetin Rabat në Marok.

Beogradi i Serbisë renditet në vendin e 163, duke u ngritur me 20 vende nga raporti i vjetshëm. Shkupi renditet në vendin e 192 nga 202, Sofja në vendin e 165 nga 180.

Stambolli duket se është bërë më i lirë për të huajt krahasuar me vjet. Ai renditet në vendin e 173 nga vendi i 156 i një viti më parë. Bishek, qytet në Kirgistan renditet i fundit, si më pak i kushtueshmi për të huajt. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vetëvrasja e 24-vjeçares Anisa Gjini në Durrës i ka tronditur jo pak të afërmit dhe mbarë opinionin publik.

Shqiptarët e shohin arsimin e mirë si arritjen më të madhe në jetë. Pas arsimit shohin si arritje një punë të mirë.

Banorët e ish-Kënetës u tronditën mëngjesin e sotëm pasi një 20-vjeçar humbi jetën teksa po ndërronte gomën e një kamioni në gomisterinë

Numri i azilkërkuesve në Shqipëri pësoi një rënie të ndjeshme në 2020-n, që përkoi me periudhën e pandemisë.

Pandemia ka ndryshuar dukshëm sjelljen e konsumatorëve dhe efektet e saj vijojnë të ndihen edhe pse ajo është lehtësuar. Një prej zakonev

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka vizituar në pavionin e “Djegie-plastikës” në QSUT, katër pjesëtarët e familjes Gjoka, të

Çmimet e prodhimeve bujqësore u rritën me 0.8% gjatë vitit të kaluar, në krahasim me vitin 2019 raportoi sot INSTAT, por brenda sektorit,

Akademiku i njohur Artan Fuga i ka kthyer një përgjigje Filip Guraziut, në lidhje me përdorimin e gegnishtes në fjalor.

Pandemia Covid-19, e cila i shtriu efektet e saj negative gjerësisht në ekonomi, e përkeqësoi trendin e varfërisë.

Edhe më 2021 Shqiptarët rezultuan me përqindjen më të lartë të dëshirës për të jetuar e për të punuar jashtë vendit, në krahasim me vende