Rrëqeth e ëma e Musaen Zenelit: Lava në morg rrobat me gjak të tim biri, pa e ditur që ishin të tijat

29/06/2021 - 09:38

Anila Zeneli, mamaja e 19-vjeçarit Musaen Zeneli, i cili mbeti i vrarë mesnatën e 28-qershorit pas një konflikti për shezlonge, mes pronarëve të dy lokaleve, ka treguar se si e mori vesh lajmin tragjik për vdekjen e të birit, i cili humbi jetën ditën e parë të punës.

Në një intervistë Dritare Tv, Anila Zeneli tha se nuk e dinte se djali i saj ishte vrarë në Velipojë pasi i kishin ngatërruar emrin nga Musaen Zeneli, siç e ka, në Myzerim.

Ajo punon në lavanderinë e spitalit dhe ka treguar se ka larë rrobat me gjak të të birit pa e ditur që ishin të tijat dhe ndërkohë ky i fundit po lahej në morg.

"Unë nuk e dija që fëmija im ishte vrarë në Velipojë. Djalin e çuan në morg, emrin nuk ia shkruan Musaen Zeneli, siç e ka, por Myzerim dhe kjo ngatërroi shumë njerëzit. Edhe njerëzit e mi nuk e dinin. Unë shkova në punë në gjashtë e gjysmë se punoj te lavanderia e spitalit. Lava rrobat me gjak të djalit dhe nuk e dija që ishte fëmija im që po lahej në morg. Unë nëna e tij, atë mëngjes shkova në morg dhe nuk dija që djali im ishte aty. A ka më hall për nënën. Unë e mora vesh që ishte në morg, por më thanë: "Nuk është djali yt" sepse nuk donin të më çonin te morgu. Por zemra e nënës ndjen çdo gjë! M’u këput zemra, trupi e shpirti.", thotë mes lotësh nëna e Musaenit.

Më tej ajo është shprehur se djali i saj ishte shumë i gëzuar që kishte gjetur punë, teksa shton se nuk e dinte se te cili lokal kishte filluar.

"Djali ishte shumë i gëzuar që gjeti punën. Unë si prind Velipojën e njoh shumë mirë, por nuk di se te cili lokal ka shkuar, por ishte shumë i gëzuar për punën. Bëri dhe diplomën dhe e vesha si dhëndër për mbrëmjen e maturës. Edhe shokët e klasës erdhën të tërë me lule, me karafila, sot kur futa djalin nën dhe. Më ka mbetur shumë në mendje gëzimi i djalit. Më dhemb shpirti. Unë si nënë kam një dhimbje të dyfishtë, sepse për Musaenin isha dhe nënë dhe babë. Babai m'i la kur djali i madh ishte 12 vjeç dhe i vogli 7. Në 2009-ën u mbyt i babai i fëmijëve dhe në 2010-ën e gjetën. 4 muaj qëndroi trupi i tretur pa ditur se ku ishte. Mbas 4 muajve është gjetur i mbytur. As fëmijët, as unë nuk e dinim ku ishte."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vetëvrasja e 24-vjeçares Anisa Gjini në Durrës i ka tronditur jo pak të afërmit dhe mbarë opinionin publik.

Shqiptarët e shohin arsimin e mirë si arritjen më të madhe në jetë. Pas arsimit shohin si arritje një punë të mirë.

Banorët e ish-Kënetës u tronditën mëngjesin e sotëm pasi një 20-vjeçar humbi jetën teksa po ndërronte gomën e një kamioni në gomisterinë

Numri i azilkërkuesve në Shqipëri pësoi një rënie të ndjeshme në 2020-n, që përkoi me periudhën e pandemisë.

Pandemia ka ndryshuar dukshëm sjelljen e konsumatorëve dhe efektet e saj vijojnë të ndihen edhe pse ajo është lehtësuar. Një prej zakonev

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka vizituar në pavionin e “Djegie-plastikës” në QSUT, katër pjesëtarët e familjes Gjoka, të

Çmimet e prodhimeve bujqësore u rritën me 0.8% gjatë vitit të kaluar, në krahasim me vitin 2019 raportoi sot INSTAT, por brenda sektorit,

Akademiku i njohur Artan Fuga i ka kthyer një përgjigje Filip Guraziut, në lidhje me përdorimin e gegnishtes në fjalor.

Pandemia Covid-19, e cila i shtriu efektet e saj negative gjerësisht në ekonomi, e përkeqësoi trendin e varfërisë.

Edhe më 2021 Shqiptarët rezultuan me përqindjen më të lartë të dëshirës për të jetuar e për të punuar jashtë vendit, në krahasim me vende