Shqiptarët, me nivelin më të lartë të dëshirës për emigrim më 2021, gati gjysma po konsiderojnë të largohen

02/07/2021 - 07:35

Edhe më 2021 Shqiptarët rezultuan me përqindjen më të lartë të dëshirës për të jetuar e për të punuar jashtë vendit, në krahasim me vendet e tjera të Rajonit, sipas Anketës së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në Barometrin e Ballkanit 2021.

Sipas rezultateve të anketës, 46% e të anketuarve në Shqipëri po konsiderojnë të largohen nga vendi. Kjo ishte përqindja më e lartë në Rajon. Pas shqipëtarëve, malazezët shfaqën dëshirën më të lartë për të emigruar me 45% të të anketuarve, Boshnjakët me 39%, Kosova me 32%, Serbia me 25% dhe Maqedonia e Veriut me 27%, e cila kishte përqindjen më të ulët të e dëshirës për emigrim në raport me vendet e tjera.

Nga totali i të anketuarve nga Shqipëria, që dëshirojnë të emigrojnë, 68% synojnë vende të Bashkimit Europian dhe 25% Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Emigracioni është shndërruar në problemin më të mprehtë të shoqërisë shqiptare, teksa numri i të larguarve, kryesisht të rinj po rritet, duke e vënë në pikëpyetje zhvillimin e qëndrueshëm të vendit në të ardhmen.

Liria e lëvizjes për të zgjedhur vendbanimin dhe profesionin, një tipar dallues i globalizmit prej të cilit janë prekur edhe vendet e zhvilluara, po e përball Shqipërinë me pasoja fatale, boshatisjen e vendit. Anketa e madhe e emigracionit vitin e kaluar zbuloi se nga viti 2011 deri në 2019 kanë lënë vendin edhe 360 mijë persona. Popullsia reale në vend nga 2.8 milionë, është diku te 2.4 milionë.

Fenomeni pritet të përkeqësohet prej efekteve negative të pandemisë COVID-19. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka lajmëruar se, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe sidomos Shqipëria, pritet të përballen me flukse të larta emigrimi për shkak të pandemisë. Në një raport të vitit 2020, OECD konstatoi se Shqipëria renditej e katërta në botë për rritjen në normën e emigracionit të personave me aftësi të larta në punë për periudhën 2000 deri në 2016.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në vitin 2020, edhe pse në kushtet e kufizimeve ekstreme në lëvizje nga pandemia Covid-19, emigracioni neto (diferenca ndërmjet të larguarve dhe të kthyerve në vend) ishte 16 mijë e 684 persona. Gjatë vitit të kaluar u larguan nga vendi 23 mijë e 854 persona dhe u rikthyen vetëm 7171 persona. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vetëvrasja e 24-vjeçares Anisa Gjini në Durrës i ka tronditur jo pak të afërmit dhe mbarë opinionin publik.

Shqiptarët e shohin arsimin e mirë si arritjen më të madhe në jetë. Pas arsimit shohin si arritje një punë të mirë.

Banorët e ish-Kënetës u tronditën mëngjesin e sotëm pasi një 20-vjeçar humbi jetën teksa po ndërronte gomën e një kamioni në gomisterinë

Numri i azilkërkuesve në Shqipëri pësoi një rënie të ndjeshme në 2020-n, që përkoi me periudhën e pandemisë.

Pandemia ka ndryshuar dukshëm sjelljen e konsumatorëve dhe efektet e saj vijojnë të ndihen edhe pse ajo është lehtësuar. Një prej zakonev

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka vizituar në pavionin e “Djegie-plastikës” në QSUT, katër pjesëtarët e familjes Gjoka, të

Çmimet e prodhimeve bujqësore u rritën me 0.8% gjatë vitit të kaluar, në krahasim me vitin 2019 raportoi sot INSTAT, por brenda sektorit,

Akademiku i njohur Artan Fuga i ka kthyer një përgjigje Filip Guraziut, në lidhje me përdorimin e gegnishtes në fjalor.

Pandemia Covid-19, e cila i shtriu efektet e saj negative gjerësisht në ekonomi, e përkeqësoi trendin e varfërisë.

Përpunuesit e qumështit paralajmërojnë nga 1 korriku rritjen e çmimeve për disa nga produktet e freskëta të bulmetit.