Të gjithë duan të punojnë në shtet, aplikimet për vend pune arritën rekord në 2020-n

28/06/2021 - 11:16

Dëshira e shqiptarëve për të punuar në shtet duket se ka arritur kulmin në vitin 2020. Pavarësisht se nga qeveria ka pasur disa herë deklarata për të dekurajuar këtë tendencë dhe kërkesa të orientohet edhe në sektorin privat, duket se administrata publike shihet me interes të lartë.

Të dhënat e Departamentit të Administratës Publike tregojnë se numri mesatar i aplikimeve për një vend pune në vitin 2020 arriti rekord në nivelin 24 aplikime.

"Të dhënat për vitin 2020, tregojnë se ka patur mesatarisht rreth 24 aplikime për pozicion, bazuar në 29497 aplikime në total, për 1237 pozicione të shpallura, tregues ky që ka ardhur në rritje në krahasim me vitet e mëparshme", thuhet në dokumentin vjetor të DAP.

Ky është niveli më i lartë i aplikimeve mesatare për një vend pune në administratë që nga viti 2001 ndërkohë që viti i dytë me aplikimet mestare më të larta ka qenë 2019, me 22 aplikime.

DAP ka argumentuar se treguesi ka nevojë për një analizë më thellë për të kuptuar se pse ka një rritje të mesatares së aplikimeve për punë në shtet.

"Një numër i lartë aplikantësh për pozicion tregon deri diku pëlqyeshmërinë e shërbimit civil dhe besimin e aplikantëve në procedura konkurrimi të drejta dhe të bazuara në meritë. Nga ana tjetër, mund të jetë edhe një tregues i kritereve minimale të pranimit apo kritereve shumë të përgjithshme për disa raste. Një tjetër arsye mund të jetë edhe aplikimi i kandidatëve, pa i kushtuar rëndësi kritereve, duke bërë disa aplikime njëkohësisht.

Ka disa arsye që mund të çojnë në një vlerë të konsiderueshme të këtij treguesi ndaj dhe analiza e të dhënave, kombinuar me tregues të tjerë, do të ishte me vlerë. Psh: kombinuar me përqindjen e aplikantëve të paraseleksionuar, pra ata që plotësojnë kriteret e shpallura, ky tregues mund të ndihmojë administratën të kuptojë sesi politika apo nisma të caktuara mund të ndikojnë tek vlerat e këtij indikatori", sqaron DAP.

Ky institucion sqaron se do të shtohet edhe një tjetër tregues që do të merret në analizë në vazhdim dhe që ka të bëjë me kohën për të plotësuar një vend vakant që përfaqëson numrin e ditëve kalendarike deri sa pozicioni të plotësohet. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vetëvrasja e 24-vjeçares Anisa Gjini në Durrës i ka tronditur jo pak të afërmit dhe mbarë opinionin publik.

Shqiptarët e shohin arsimin e mirë si arritjen më të madhe në jetë. Pas arsimit shohin si arritje një punë të mirë.

Banorët e ish-Kënetës u tronditën mëngjesin e sotëm pasi një 20-vjeçar humbi jetën teksa po ndërronte gomën e një kamioni në gomisterinë

Numri i azilkërkuesve në Shqipëri pësoi një rënie të ndjeshme në 2020-n, që përkoi me periudhën e pandemisë.

Pandemia ka ndryshuar dukshëm sjelljen e konsumatorëve dhe efektet e saj vijojnë të ndihen edhe pse ajo është lehtësuar. Një prej zakonev

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka vizituar në pavionin e “Djegie-plastikës” në QSUT, katër pjesëtarët e familjes Gjoka, të

Çmimet e prodhimeve bujqësore u rritën me 0.8% gjatë vitit të kaluar, në krahasim me vitin 2019 raportoi sot INSTAT, por brenda sektorit,

Akademiku i njohur Artan Fuga i ka kthyer një përgjigje Filip Guraziut, në lidhje me përdorimin e gegnishtes në fjalor.

Pandemia Covid-19, e cila i shtriu efektet e saj negative gjerësisht në ekonomi, e përkeqësoi trendin e varfërisë.

Edhe më 2021 Shqiptarët rezultuan me përqindjen më të lartë të dëshirës për të jetuar e për të punuar jashtë vendit, në krahasim me vende