Vdekja e 20-vjeçarit në Durrës nga shpërthimi i gomës, banorët e zonës: Dëgjuam një shpërthim të fuqishëm (VIDEO)

06/07/2021 - 10:49

Pamje nga vendi i ngjarjes

Banorët e ish-Kënetës u tronditën mëngjesin e sotëm pasi një 20-vjeçar humbi jetën teksa po ndërronte gomën e një kamioni në gomisterinë ku punonte.

Zhurma e fuqishme e shpërthimit të gomës që i mori jetën të riut Rafael Tafaj është dëgjuar në zonë. Banorët shprehen se Tafaj njihej si një djalë i shkëlqyer dhe punëtor.

"Djalin e njohim për të mirë, punëtor, hallexhi", thotë një nga banorët, ndërsa një tjetër shprehet se pas shpërthimit ka zbritur nga lokali ku ndodhej dhe ka parë të riun të përplasur pas hekurave. Sipas tij, ambulanca ka vonuar rreth 30-40 minuta dhe nëse do të vinte në kohë, mbase 20-vjeçari mund të jetonte.

"Njeri më punëtor, më të sjellshëm nuk ka patur lagjja. Këtu poshtë e ka shtëpinë. Kemi dëgjuar një zhurmë të fuqishme, kemi zbritur nga lokali e vetëm kur e kemi parë të përplasur për hekurash. Ambulanca ka vonuar 30-40 minuta, policia 15 minuta. Ai mund të ishte gjallë. U bë mjegull vendi.", tha ai.

"Më datë 06.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1,  Kënetë, në ambientet e një gomisterie, duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpërthyer, është lënduar shtetasi R. T., 20 vjeç, (punonjës), i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë.", njoftoi policia mëngjesin e sotëm.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vetëvrasja e 24-vjeçares Anisa Gjini në Durrës i ka tronditur jo pak të afërmit dhe mbarë opinionin publik.

Shqiptarët e shohin arsimin e mirë si arritjen më të madhe në jetë. Pas arsimit shohin si arritje një punë të mirë.

Numri i azilkërkuesve në Shqipëri pësoi një rënie të ndjeshme në 2020-n, që përkoi me periudhën e pandemisë.

Pandemia ka ndryshuar dukshëm sjelljen e konsumatorëve dhe efektet e saj vijojnë të ndihen edhe pse ajo është lehtësuar. Një prej zakonev

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka vizituar në pavionin e “Djegie-plastikës” në QSUT, katër pjesëtarët e familjes Gjoka, të

Çmimet e prodhimeve bujqësore u rritën me 0.8% gjatë vitit të kaluar, në krahasim me vitin 2019 raportoi sot INSTAT, por brenda sektorit,

Akademiku i njohur Artan Fuga i ka kthyer një përgjigje Filip Guraziut, në lidhje me përdorimin e gegnishtes në fjalor.

Pandemia Covid-19, e cila i shtriu efektet e saj negative gjerësisht në ekonomi, e përkeqësoi trendin e varfërisë.

Edhe më 2021 Shqiptarët rezultuan me përqindjen më të lartë të dëshirës për të jetuar e për të punuar jashtë vendit, në krahasim me vende

Përpunuesit e qumështit paralajmërojnë nga 1 korriku rritjen e çmimeve për disa nga produktet e freskëta të bulmetit.