Durrës, zhdukja e rrënojave romake, Biçoku: Çështje e prokurorisë, të hetohet

Postuar: 25/05/2014 - 12:58

Durrës, 25 maj 2014 - 27 korrik 2010. Një dokument që mban firmat e 8 specialistëve dhe drejtuesve të institucioneve, ndër ta Ministrit të Kulturës të asokohe, Ferdinand Xhaferri, drejtorit të monumenteve Apollon Baçe dhe kreut të Shërbimit Arkeologjik, Roland Olli, vendos lirimin e gropës për ndërtimin e objektit sipas projektit të depozituar pranë Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë. 

Një vendim ky i cili diktoi mbulimin e rrënojave romake në qytetin e Durrësit, në zonën që njihet si ish-lulishtja 1 Maji ku u zbuluan rrënojat e një lagjeje romake. Por gërmimet e shpëtimit në këtë zonë, na çojnë në një tjetër emër, atë të arkeologut Gjergj Frashëri, i cili ka përgatitur edhe relacionin.

“Është zhdukje e njërit nga zbulimet më të mrekullueshme të ndodhur në Shqipëri në tre- katër dekadat e fundit. Vet autorët e ngjarjes ja kanë vënë emrin ngjarjes. Në shtator të vitit 2013 ka një referim në një kongres të bërë në Çeki për arkeologjinë e shpëtimit nga autori i gërmimit, arkeologu Gjergj Frashëri i cili e raporton këtë zbulim i cili për nga rëndësia, për nga qytetërimi që ka gjetur, për nga niveli ndërtimor mund të krahasohet me ndërtimet e Pompeit apo të Romës. Thotë që ky është një zbulim përtej përmasës kombëtare dhe i vë dhe emrin. Ministria thotë dështoi ta ruante këtë lëndë arkeologjike. Autori e ka të qartë çfarë do të duhet të kishte ndodhur. Nëse kalojmë tek relacioni paraqitur në ministri nga ky autor që ka bërë gërmimet, në relacion thuhet u bë gërmimi, gjetjet të shkojnë në muze kjo dhe ajo pjesës dhe sheshi ti dorëzohet ndërtuesit dhe të vazhdojë ndërtimi i pallatit,”- shprehet arkitekti Arben Biçoku. 

“Dokumentet për këto shkelje qarkullojnë prej kohësh... e duke qenë çështje shkeljesh ligjore, është prokuroria ajo që duhet ta hetojë rastin”,- thotë arkitekti Biçoku. 

Z. Biçoku thotë gjithashtu se kjo dosje s’mund të mos jetë e plotë në ministri.

Fakt është që rrënojat romake i zëvendësoi betoni i 2 pallateve...ndërsa pyetja që shtrohet tani është, çfarë duhet dhe çfarë do të bëjnë institucionet, veçmas Ministria e Kulturës, që përgjegjësit e këtij skandali të mbajnë përgjegjësi për shkeljet e kryera.

/news 24/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Fatmira Hajdari, foli për herë të parë pas vrasjes së bashkëshortit dhe babait të tre fëmijëve të saj, Azem Hajdarit, pesë muaj më pas.

Shumëkush prej shqiptarëve që i përket brezave të kohës së komunizmit, duhet ta mbajë mend radio “Pionerin”, siç dhe radio “Fatosin”, siç

Industria e turizmit në Shqipëri i ka fillesat në vitet 1920. Sidomos gjatë periudhës së monarkisë, turizmit iu kushtua shumë vëmendje.

Libri i ri “Ferri i çarë”, burgologjia për Qafë-Barin, është një rrëfim tronditës i shkrimtarit Visar Zhiti, një retrospektivë e përjetim

Përmes fotove që publikohen 20 vite pas ngjarjes sillet në vemendje edhe një herë pengmarrja e Tritan Shehut në Lushnjë më 24 Janar 1997.

Të gjithë durrsakët e mbajnë mend ish-Nish Cigaren e dikurshme, e cila ne vitet e para të themelimit të saj njihej me emrin Stamles.

“Gazeta Panorama” publikoi te shtunen (4 mars 2017) dorëshkrimin e Enver Hoxhës për takimin me Mehmet Shehun, më 11 shtator 1981.