(VIDEO) Zepa Natyral, kompania e vetme që prodhon në mënyrë të kontrolluar nënprodukte nga qumështi i dhisë

22/06/2021 - 10:35

Zepa Natyral është një markë e njohur tashmë në tregun shqiptar me gamën e gjerë të produkteve të saj. Lindi si një nevojë e përditshme e gjithsecilit prej nesh për produkte natyrale organike ashtu si trupi i kërkon, pa shtesa pa konservant. Një kompani tërësisht shqiptare nga investimi e deri tek dërgimi në mijëra pika në gjithë Shqipërinë, ZEPA NATYRAL është tani pikëtakimi i mbi 200 shqiptarëve punëtorë që janë pjesë e zinxhirit prodhues të saj. 

Për të zbuluar më shumë për këtë kompani ne vizituam fabrikën, një investim i guximshëm shqiptar në zonën e Sukthit, nga ku dalin të gjitha produktet që shijojmë nëpër tavolinat tona, gjatë konsumimit të vakteve. Gjatë vizitës, na shoqëroi Anxhelina Proko, kimiste dhe teknologe ushqimore, një nga 8 teknologet e fabrikës. ZEPA NATYRAL garanton fuqishëm për produktet me logon e saj dhe teknologët janë çelësi për një besueshmëri që ka munguar kaq shumë në Shqipëri.

Megjithëse kanë vetëm 6 vite në treg, produktet e Zepës kanë depërtuar deri në Amerikën e largët. Proko na rrëfen se produktet e bulmetit që prodhohen nga qumështi i dhisë janë lider në treg. Fakti që në Shqipëri, Zepa Natyral është kompania e vetme që përpunon dhe prodhon në mënyrë të kontrolluar nënprodukte nga qumështi i dhisë, 100% natyrale, i bën këto produkte unike .

Ndër vite, Zepa Natyral i janë akorduar një sërë certifikatash për standartet e cilësisë apo aftësitë menaxheriale. Ato janë një garanci më shumë për seriozitetin dhe angazhimin maksimal që kjo kompani tregon në raportet me konsumatorin. Jo më kot edhe motoja e produkteve të saj është: Dashuri me shijim të parë! 100% NATYRALE, 100% SHQIPTARE.

Në materialin e mëposhtëm filmik do të njiheni më nga afër me gamën e larmishme të produkteve, proceset e punës, kujdesin e treguar në çdo hallkë të prodhimit, projektet e kompanisë për të ardhmen etj.

M.B.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: