Nga ish-kapiteni i Tiranës tek ylli i Golden State, flet Proj: Më kanë kërkuar edhe në Australi

05/07/2021 - 14:14

Në Durrës kapiteni që po shkëlqen tek ekipi i U-18 në basketboll është Panajot Proj. Ky i fundit ka folur në "RTSH Sport", aty ka shpalosur edhe objektivat e tij për të ardhmen dhe njëkohësisht ka zbuluar idhujt. Nga ish-kapiteni i Tiranës Karaj te ylli i Golden State, Stephen Curry, shembujt për Proj janë të ndryshëm.

Sezoni kulmoi me fitoren e titullit kampion, ndërsa meritat shpërndahen edhe me shokët e skuadrës. Kur flitet për të ardhmen talenti i durrsakëve tregon se shkëlqimi i tij nuk ka kaluar pa vëmendje ndërsa ka ngjallur interes deri në Australi, por për shkak të një mos marrëveshje nuk u arrit konkretizimi.

"Trofeu është kënaqësi e madhe pasi arritëm t'ia dalim nga beteja e parë tek e fundit. Kemi pasur përballje dhe lëkundje në stërvitje dhe ndeshje. Por të gjithë bashkë ia dolëm deri në fund. Një ditë para gjysmëfinales kam thyer hundën dhe duke parë të arsyeshme se duhet të luaja me patjetër, kam sakrifikuar. Ne jemi një grup shumë i mirë dhe jemi edukuar me sport që të vegjël në mënyrën e duhur falë trajnerit Besim Dervishaj. Ishte inspirimi ynë që ne jemi këtu sot dhe falë atij ne dolëm kampion. Një nga figurat e basketbollit dhe ikonë që unë pëlqej është Erkand Karaj, ish kapiteni i Tiranës, që më ka motivuar. Në NBA? Është ylli Stephen Curry. E ardhmja? Dua të qëndroj tek Teuta në këto momente. Ëndërra e çdo lojtari është që të luaj në nivele të larta dhe jashtë Shqipërisë. Kam pasur kontakte nga Australia, por për shkakun e një mos marrëveshje nuk arrita që të shkoj", tha Proj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sergio Ramos do ta vijojë karrierën në Francë.

Federiko Kieza është zgjedhur sërish si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Herën e fundit që Italia fitoi titullin kontinen tal, Roberto Mançini ishte një fëmijë: viti 1968.

Në rrjetet sociale është bërë virale festimi i lojtarëve të Italisë pas sfidës, ku menjëherë pas vërshëllimës të kaltërit shpërthyen në f

Brescia dhe Milani kanë arritur marrëveshjen për Sandro Tonalin, të cilin kuqezinjtë e morën në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Lionel Messi do Barcelonën, Barcelona do Lionel Messin, por rinovimi i kontratës nuk po vjen.

Luis Enrique, trajneri i Spanjës, shprehet se ndaj Italisë do të jetë një ndeshje shumë e bukur për t’u parë.

Sa vlen çmimi i një fanelle për kombëtaren? Me sa duket aq sa suksesi apo ecuria e skuadrës në fjalë.

Antonine Griezmann duket se është mes lojtarëve që janë nxjerrë në shitje nga Barcelona, sipas kanalit spanjoll TV3.

Superkompjuteri ka parashikuar se Anglia do t’ia dalë të kualifikohet në finale të “Euro 2020”, por do mposhtet nga Italia në “Wembley”.