Barcelona duhet të ulë pagat, PSG e M.City tentojnë Messin!

06/07/2021 - 18:20

Lionel Messi do Barcelonën, Barcelona do Lionel Messin, por rinovimi i kontratës nuk po vjen. Tratativa, është ngadalësuar nga impenjimi i Argjentinasit në Copa America, por mbi të gjitha nga problemet ekonomike të klubit, dhe tani shtohet një faktor tjetër, presioni që po ushtron La Liga ndaj Barcelonës për të reduktuar në mënyrë drastike zërin e pagave. Në këtë mënyrë Paris-Saint Germain dhe Manchester City, por provojnë sërish të arrijnë te Messi.

Sipas raportimeve të ndryshme nga mediat spanjolle, La Liga i kërkuar Barcelonës që të kalojë nga 347 milionë eurot që paguan aktualisht në vit për pagat e lojtarëve, në një shpenzim prej rreth 160 milionë eurosh, një reduktim drastik që i ka detyruar të bëjnë zgjedhje si ajo për ti dhënë lejen e largimit Pjanic, duke e lënë të ikë gratis vetëm për të mos i paguar rrogën.

Në këtë kontekst hyn dhe rinovimi i Messit, për të cilin Liga i ka komunikuar Barcelonës se nuk dëshiron të bëjë përjashtime, nuk ka rëndësi nëse një fenomen si argjentinasi lë Spanjën pasi ka më shumë rëndësi, stabiliteti ekonomik i sistemit futbollistik në vend.

Për tifozët blaugrana rikthehen ankthi pasi kanë frikë se rinovimi nuk do të vijë, aq më tepër që si Psg ashtu dhe Manchester City, sic shpjegon e përditëshmja Mundo Deportivo, ende nuk kanë hequr dorë nga ëndrra Messi. Parizienët duan ta vënë përkrah Neymar që dëshiron të ribashkohet me mikun e tij, ndërkohë që në Manchester dyshja Guardiola-Soriano që në verën e kaluar kishin gjetur një akord me argjentinasin, kur Messi kërkoi të lihej i lirë nga Barcelona pas prishjes së raportit me Bartomeun.

Gjithsesi vlen të shpjegohet se për të ardhmen e Messit Barcelona është e favoprizuar, si për dashurinë e Messit për fanellën  blaugrana, ashtu edhe për faktin se edhe pse Psg po ndërton një skuadër ëndrrash, pa lamtumirën e Mbappe, afrimi i Messit është i vështirë edhe për Al Khelaifin, ndërsa City duket se ka marrë të tjera vendime për sa i përket projektit sportiv.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sergio Ramos do ta vijojë karrierën në Francë.

Federiko Kieza është zgjedhur sërish si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Herën e fundit që Italia fitoi titullin kontinen tal, Roberto Mançini ishte një fëmijë: viti 1968.

Në rrjetet sociale është bërë virale festimi i lojtarëve të Italisë pas sfidës, ku menjëherë pas vërshëllimës të kaltërit shpërthyen në f

Brescia dhe Milani kanë arritur marrëveshjen për Sandro Tonalin, të cilin kuqezinjtë e morën në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Luis Enrique, trajneri i Spanjës, shprehet se ndaj Italisë do të jetë një ndeshje shumë e bukur për t’u parë.

Sa vlen çmimi i një fanelle për kombëtaren? Me sa duket aq sa suksesi apo ecuria e skuadrës në fjalë.

Antonine Griezmann duket se është mes lojtarëve që janë nxjerrë në shitje nga Barcelona, sipas kanalit spanjoll TV3.

Superkompjuteri ka parashikuar se Anglia do t’ia dalë të kualifikohet në finale të “Euro 2020”, por do mposhtet nga Italia në “Wembley”.

Në vigjilje të ndeshjes së turit të parë eliminator të Champions-it, ndaj kampionëve të Moldavisë, Sherif Tiraspol, e cila do të zhvilloh