Çmimet dhe gjithçka duhet të dini, Teuta nxjerr në shitje biletat e Champions

05/07/2021 - 17:11

Teuta pret të mërkurën Sheriff Tiraspol në “Niko Dovana”, në turin e parë të Champions League. Ndeshja do të luhet prej orës 19:00, ndërkohë që klubi durrsak nxjerr nesër në treg biletat.Në njoftimin e bërë nga Teuta, paralajmërohet që nuk do të lejohen forma të organizuara të tifozëve.

Ata që do të jenë në stadium duhet të mbajnë distancën sociale.Sipas protokollit të UEFA-s, biletat do të jenë të personalizuara dhe çdokush që do të paraqitet në pikën e biletarisë pranë stadiumit “Niko Dovana” duhet të ketë me vete edhe një mjet identifikimi.

Sa i takon çmimit të biletave, në tribunën kryesore (A dhe B) do të kushtojnë 500 lek, kurse në tribunën ballore (C) 300 lek. UEFA detyron klubet ta zbatojnë protokollin dhe tifozët duhet të jenë të pajisur me maska.

Në hyrje ata duhet të bëjnë dezinfektimin e duarve, si dhe do t’u matet temperatura. Mes të tjerash tifozët duhet të ulen sipas numrit që kanë të shkruar në bileta, që të mbahet distanca.Në total në stadiumin “Niko Dovana”, sipas udhëzimit të autoriteteve shtetërore, mund të jenë të pranishëm rreth 3400 tifozë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sergio Ramos do ta vijojë karrierën në Francë.

Federiko Kieza është zgjedhur sërish si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Herën e fundit që Italia fitoi titullin kontinen tal, Roberto Mançini ishte një fëmijë: viti 1968.

Në rrjetet sociale është bërë virale festimi i lojtarëve të Italisë pas sfidës, ku menjëherë pas vërshëllimës të kaltërit shpërthyen në f

Brescia dhe Milani kanë arritur marrëveshjen për Sandro Tonalin, të cilin kuqezinjtë e morën në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Lionel Messi do Barcelonën, Barcelona do Lionel Messin, por rinovimi i kontratës nuk po vjen.

Luis Enrique, trajneri i Spanjës, shprehet se ndaj Italisë do të jetë një ndeshje shumë e bukur për t’u parë.

Sa vlen çmimi i një fanelle për kombëtaren? Me sa duket aq sa suksesi apo ecuria e skuadrës në fjalë.

Antonine Griezmann duket se është mes lojtarëve që janë nxjerrë në shitje nga Barcelona, sipas kanalit spanjoll TV3.

Superkompjuteri ka parashikuar se Anglia do t’ia dalë të kualifikohet në finale të “Euro 2020”, por do mposhtet nga Italia në “Wembley”.