Futbollisti më i shtrenjtë i momentit në Superiore, rrëfehet Gjorgiev: Teuta zgjedhja e duhur, ja çfarë më bindi…

05/07/2021 - 14:46

Skuadra e Teutës vazhdon përgatitjet për turin e parë kualifikues në Champions ndaj Sherif Tiraspolit, por njëkohësisht klubi mbetet aktiv edhe në merkato.

Prioritet ka qenë forcimi i sulmit dhe për këtë qëllim drejtuesit ka nënshkruar me Pepi Gjorgiev, futbollistin i cili në sezonin e fundit luajti me Silkesin në Maqedoni, si dhe kanë huazuar nga Tirana për Europën, sulmuesin e Kombëtares, Taulant Seferi.

Gjorigiev ka qenë protagonist në edicionin e fundit me Sileksin, me 13 gola të shënuar dhe 9 asiste, teksa rezulton nga vlerësimet e "Transfermarkt", si futbollisti më i shtrenjtë i momentit në Kategorinë Superiore.

Sulmuesi vjen për të dhënë maksimumin dhe natyrisht të shënoj sa më shumë. Pas zyrtarizimit, në intervistën e dhënë sulmuesi maqedonas u shpreh i lumtur për arritjen e marrëveshjes, si dhe falënderon presidencën durrsake dhe trajnerin Martini për mundësin që i dhanë për të treguar vlerat e tij në Kategorinë Superiore.

Pas një sezoni të mirë me Sileksin, tani jeni pjesë e Teutës. Si ndiheni në prag të kësaj aventure të re?

Ndihem i lumtur. Kur firmosa, isha i emocionuar dhe mezi prisja të nisja stërvitjen me ekipin. Kam filluar të njoh klubin, njerëzit që punojnë këtu, dhe është nisje e mirë për mua. Po pres me padurim që të luaj në stadium “Niko Dovana” para tifozëve durrsakë.

Kush ju solli tek Teuta?

Falënderoj presidentin dhe trajnerin Martini që nuk dyshuan për asnjë moment tek unë dhe më afruan në ekip. Ndihem shumë mirë që do të kontribuoj për Teutën, për të arritur objektivat që ka klubi në Champions dhe Superiore.

Çfarë ju bindi të firmosnit me kampionët e Shqipërisë dhe si e vlerësoni zgjedhjen e bërë?

Me bindi fakti që Teuta ka qenë dhe është promotor i të rinjve dhe lojtarëve me vlerë në futbollin shqiptar. Shpresojë që me paraqitjet e mia të arrij dhe t’i bind të gjithë ata që besuan tek unë. E vlerësoj ekipin e Teutës përderisa kanë shprehur vlerësim për mua. Do të mundohem t’ua shpërblej me gjithë energjitë e mija.

Përveç Teutës, keni pasur oferta të tjera gjatë kësaj periudhe?

Oferta kam pasur, si nga ekipet pretendente të Maqedonisë, por edhe nga jashtë saj. Mirëpo, zgjodha Teutën si alternativën më të mirë.

Vini si golashënues, por sa mendoni se mund të shënoni për Teutën?

Dëshira është shumë e madhe. Do të mundohem të shënoj sa më shumë, por duhet të kesh dhe pak fat. Ne sulmuesit kemi gjithmonë presion për të shënuar gola. Po punoj këto ditë dhe po mundohem të jem gati sa më shpejt për ekipin, duke filluar nga turi i parë në Champions.

Çfarë synimesh keni tani që jeni pjesë e skuadrës durrsake?

Synimet janë të jap maksimumin duke zbatuar me përpikëri detyrat e trajnerit dhe stafit drejtues, të shënoj sa më shumë, si dhe të kontribuoj për ekipin.

Keni ndonjë objektiv personal?

Dua që të shënoj sa më shumë gola. Besoj se puna gjithmonë shpërblehet dhe jam shumë i lumtur për këtë pjesë. Doja të shtoja që puna dhe djersa nuk shkojnë asnjëherë kot. Jam shumë i lumtur, pasi parimi kryesor është të mos dorëzohem, pavarësisht vështirësive dhe rrethanave.

Mendoni se do të përshtateni shpejt te Teuta duke parë edhe ambientin?

Absolutisht që po. Kam gjetur një ambient fantastik. Më kanë pritur shumë mirë dhe që në momentin kur ramë dakord për gjithçka që të kaloja te Teuta, u ndjeva shumë mirë dhe shumë i vlerësuar. Më kanë pritur me shumë gëzim të gjithë. Ndihem shumë i vlerësuar nga drejtuesit dhe nga të gjithë në klub.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sergio Ramos do ta vijojë karrierën në Francë.

Federiko Kieza është zgjedhur sërish si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Herën e fundit që Italia fitoi titullin kontinen tal, Roberto Mançini ishte një fëmijë: viti 1968.

Në rrjetet sociale është bërë virale festimi i lojtarëve të Italisë pas sfidës, ku menjëherë pas vërshëllimës të kaltërit shpërthyen në f

Brescia dhe Milani kanë arritur marrëveshjen për Sandro Tonalin, të cilin kuqezinjtë e morën në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Lionel Messi do Barcelonën, Barcelona do Lionel Messin, por rinovimi i kontratës nuk po vjen.

Luis Enrique, trajneri i Spanjës, shprehet se ndaj Italisë do të jetë një ndeshje shumë e bukur për t’u parë.

Sa vlen çmimi i një fanelle për kombëtaren? Me sa duket aq sa suksesi apo ecuria e skuadrës në fjalë.

Antonine Griezmann duket se është mes lojtarëve që janë nxjerrë në shitje nga Barcelona, sipas kanalit spanjoll TV3.

Superkompjuteri ka parashikuar se Anglia do t’ia dalë të kualifikohet në finale të “Euro 2020”, por do mposhtet nga Italia në “Wembley”.