Joakim Lëv largohet me humbje: Më fal Gjermani!

30/06/2021 - 14:05

Për trajnerin e Gjermanisë, Joakim Lëv, ishte ndeshja e fundit me kombëtaren. Eliminimi në 1/8-at nga Anglia bëri që 61-vjeçari të largohet nga skuadra pas më shumë se një dekade.

Lëv kishte lajmëruar largimin nga stoli i Gjermanisë pas përfundimit të turneut. Një largim që pa dyshim e kishte menduar ndryshe, jo vetëm ai, po i gjithë komuniteti gjerman. Pas ndeshjes, Jogi pranoi se zhgënjimi ishte shumë i madh tek ai dhe skuadra e tij.

“Është një zhgënjim i madh për të gjithë ne. Shpresonim se do të bënim më shumë. Dëshira ishte aty. Nuk arritëm të shfrytëzonim dy shanset që patëm me Verner dhe Tomas Mylerin. Kjo të dhemb shumë. Në katër javët e fundit kemi punuar shumë intensivisht. Por, kur gjëra të tilla ndodhin, është e vështirë për të pranuar, edhe pse në fund duhet ta bëjmë diçka të tillë. Rasti i Mylerit më tronditi shumë pasi normalisht ai nuk gabon nga një pozicion i tillë. Është vështirë të flasësh për shumë gjëra tani, më vjen keq për tifozët të cilëve i ishte rikthyer dëshira për të parë kombëtaren”, tha Lëv.

Lëv foli dhe për gjendjen e skuadrës në dhomat e zhveshjes duke e përshkruar atë si një ambient funerali.

“Sapo hymë në dhomat e zhveshjes, vura re një heshtje si në funeral. Lojtarët janë shumë të zhgënjyer pasi dhanë gjithçka, por besoj se mërzitja do të kalojë me kalimin e orëve. Gabime ndodhin gjithmonë dhe me këtë duhet të jetojmë tani. Këta lojtarë do të rriten shumë në të ardhmen, për këtë jam i sigurt dhe shpresoj që t’i shoh në majë. Do të rikthehemi te kampi dhe më pas do t’i japim lamtumirën njëritjetrin”.

Në fund trajneri gjerman foli edhe për kundërshtarin të cilin e uroi pas ndeshjes.

“Anglia meriton përgëzimet e mia. Luajtën futbollin e tyre dhe ndryshe nga ne shfrytëzuan rastet që iu paraqitën. Atmosfera në stadium ishte elektrizuese dhe kjo u dha një shtysë më të madhe. Në fund fitorja e tyre ishte e merituar”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sergio Ramos do ta vijojë karrierën në Francë.

Federiko Kieza është zgjedhur sërish si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Herën e fundit që Italia fitoi titullin kontinen tal, Roberto Mançini ishte një fëmijë: viti 1968.

Në rrjetet sociale është bërë virale festimi i lojtarëve të Italisë pas sfidës, ku menjëherë pas vërshëllimës të kaltërit shpërthyen në f

Brescia dhe Milani kanë arritur marrëveshjen për Sandro Tonalin, të cilin kuqezinjtë e morën në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Lionel Messi do Barcelonën, Barcelona do Lionel Messin, por rinovimi i kontratës nuk po vjen.

Luis Enrique, trajneri i Spanjës, shprehet se ndaj Italisë do të jetë një ndeshje shumë e bukur për t’u parë.

Sa vlen çmimi i një fanelle për kombëtaren? Me sa duket aq sa suksesi apo ecuria e skuadrës në fjalë.

Antonine Griezmann duket se është mes lojtarëve që janë nxjerrë në shitje nga Barcelona, sipas kanalit spanjoll TV3.

Superkompjuteri ka parashikuar se Anglia do t’ia dalë të kualifikohet në finale të “Euro 2020”, por do mposhtet nga Italia në “Wembley”.