Oferta surrealiste që “klubi më i keq në botë” i bën Messit

01/07/2021 - 15:38

Leo Messi është futbollist i lirë nga 1 korriku (dita e sotme). Edhe pse Joan Laporta, presidenti i Barcelonë, ishte i qetë dhe e bëri të qartë se Leo do të vazhdojë të jetë i lidhur me “blaugranat”, një klub brazilian ka përfituar nga fakti se argjentinasi nuk ka kontratë tani për t’i bërë ofertë. Deri këtu, gjithçka është normale, sepse është logjike që lojtari më i mirë në botë të marrë oferta. E veçanta është Messin e dëshiron ajo që e etiketon veten si “skuadra më e keqe në botë”.

Bëhet fjalë për Ibis Sport Club, që luan në kampionatin Pernambucano, në Serinë A2, në Brazil, themeluar më 15 nëntor 1938. Ibis, i cili në llogarinë e tij në Twitter thekson me krenari se kanë kaluan tre vjet dhe njëmbëdhjetë muaj pa fituar asnjë ndeshje (ka rekordin Guinness), e ishte “tunduar” për të afruar Messin kur dërgoi burofaxin e famshëm, verën e kaluar, por këtë herë ka shkuar më tej dhe e ka publike kontratën që i ofron argjentinasit.

Dokumenti detajon disa klauzola kurioze. Së pari, kohëzgjatja e kontratës do të jetë për 15 vjet dhe do të hynte në fuqi këtë të enjte. Paga që Leo do të merrte do të bazohej në produktivitetin e tij si shënues. Sidoqoftë, Messi do të kufizohej në shënimin e golave, pasi ka një klauzolë tjetër që thotë se “ai nuk mund të shënojë shumë gola”, pasi do t’i ndërpritej kontrata. E njëjta gjë do t’i ndodhte edhe nëse do të fitonte trofe. “Ai nuk mund të jetë një kampion,” shkruhet në një tjetër klauzolë.

Dy klauzola të tjera surreale janë : Leo nuk mund ta mbajë fanellën me numrin 10, pasi ajo është në pronësi të idhullit vendës, Mauro Shampoo. Klauzola e gjashtë specifikon se “Ai duhet të betohet 3 herë para pasqyrës se Pele është shumë më i mirë se Maradona”.

Ibis i luan ndeshjet në shtëpi në Stadiumin Komunal Ademir Cunha, me një kapacitet për 10 000 spektatorë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sergio Ramos do ta vijojë karrierën në Francë.

Federiko Kieza është zgjedhur sërish si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Herën e fundit që Italia fitoi titullin kontinen tal, Roberto Mançini ishte një fëmijë: viti 1968.

Në rrjetet sociale është bërë virale festimi i lojtarëve të Italisë pas sfidës, ku menjëherë pas vërshëllimës të kaltërit shpërthyen në f

Brescia dhe Milani kanë arritur marrëveshjen për Sandro Tonalin, të cilin kuqezinjtë e morën në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Lionel Messi do Barcelonën, Barcelona do Lionel Messin, por rinovimi i kontratës nuk po vjen.

Luis Enrique, trajneri i Spanjës, shprehet se ndaj Italisë do të jetë një ndeshje shumë e bukur për t’u parë.

Sa vlen çmimi i një fanelle për kombëtaren? Me sa duket aq sa suksesi apo ecuria e skuadrës në fjalë.

Antonine Griezmann duket se është mes lojtarëve që janë nxjerrë në shitje nga Barcelona, sipas kanalit spanjoll TV3.

Superkompjuteri ka parashikuar se Anglia do t’ia dalë të kualifikohet në finale të “Euro 2020”, por do mposhtet nga Italia në “Wembley”.