Ronaldo joshet nga ideja për të shkuar te skuadra e PSG

30/06/2021 - 16:12

Eliminimi i Portugalisë nga “Euro 2020” nuk është kapërdirë lehtë nga Kristiano Ronaldo, i cili ka përfunduar në qendër të kritikave edhe për mënyrën se si ka reaguar pas ndeshjes duke hedhur shiritin e kapitenit në tokë. Pas angazhimit me kombëtaren luzitane, CR7 parashikon që të qetësohet duke kaluar pushimet me familjen e tij, por duke vënë në punë agjentin e tij Horge Mendes, në lidhje me të ardhmen.

Pikërisht këto ditë, Mendes po mendon të organizojë një takim ndërmjet asit portugez dhe sheikut Al Khelaifi, pronar i klubit francez PSG. Ronaldo, pas ndeshjes ndaj Belgjikës, mësohet të ketë thënë se dëshiron të largohet nga Torinoja. Në fakt, para disa muajsh, në vilën e tij u panë kamionët që morën makinat e tij luksoze për t’i transferuar në vendlindje. Për mediat, CR7 tha se çdo gjë është e mundur, kur u pyet për të ardhmen e tij.

Oferta e PSG- Klubi francez është një nga më të pasurit në botë dhe në këto momente po kërkon të shndërrohet në një superfuqi të futbollit duke blerë lojtarët më të mirë në qarkullim. Hakimi dhe Donaruma i janë shtuar grupit, ku bëjnë pjesë gjithashtu lojtarë si Nejmar dhe Mbape.

Sheiku Al Khelaifi flitet se ka në plan të shpenzojë shuma marramendëse për të përforcuar akoma më shumë skuadrën e tij. Me Ronaldon në Paris do të kishte një rritje stratosferike të pagës. që aktualisht te Juventusi është 30 milionë euro neto në sezon. Me blerjen eventuale të Ronaldos, PSG do të kthehej në favoriten numër një për të fituar Ligën e Kampioneve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sergio Ramos do ta vijojë karrierën në Francë.

Federiko Kieza është zgjedhur sërish si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Herën e fundit që Italia fitoi titullin kontinen tal, Roberto Mançini ishte një fëmijë: viti 1968.

Në rrjetet sociale është bërë virale festimi i lojtarëve të Italisë pas sfidës, ku menjëherë pas vërshëllimës të kaltërit shpërthyen në f

Brescia dhe Milani kanë arritur marrëveshjen për Sandro Tonalin, të cilin kuqezinjtë e morën në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Lionel Messi do Barcelonën, Barcelona do Lionel Messin, por rinovimi i kontratës nuk po vjen.

Luis Enrique, trajneri i Spanjës, shprehet se ndaj Italisë do të jetë një ndeshje shumë e bukur për t’u parë.

Sa vlen çmimi i një fanelle për kombëtaren? Me sa duket aq sa suksesi apo ecuria e skuadrës në fjalë.

Antonine Griezmann duket se është mes lojtarëve që janë nxjerrë në shitje nga Barcelona, sipas kanalit spanjoll TV3.

Superkompjuteri ka parashikuar se Anglia do t’ia dalë të kualifikohet në finale të “Euro 2020”, por do mposhtet nga Italia në “Wembley”.