Skandal te Franca, nëna e Rabiosë sherr me dy yjet e “gjelave”

30/06/2021 - 12:06

Pol Pogba hutaq ndërsa Kilië Mbape arrogant. Eliminimi i Francës në raundin e dytë të “Euro 2020” nga Zvicra i befasoi të gjithë dhe përtej Alpeve gjyqet e djemve të Deshampit tashmë kanë filluar.

E para, megjithatë, më e gjalla, filloi direkt në tribunat e stadiumit të Bukureshtit nga zëri vullkanik i Veronik Rabio.

Pas 3-3 të Gavranoviç mamaja e futbollistit të Juventusit shfryu te prindërit e Pogbasë, pastaj te familja e Mbapesë kur ndeshja kishte përfunduar dhe fati i “Gjelave” qe vendosur.

Nëna menaxhere e mesfushorit Adrien Rabio është e njohur në botën e futbollit për karakterin e saj disi të veçantë, por ajo që u rindërtua nga mediat franceze pas ndeshjes kundër Zvicrës do të ishte një hap më i madh se zakonisht.

Në këndvështrimin e zonjës Veronik, Pogba dhe Mbape, ishin ata që fajësoheshin si përgjegjës për eliminimin e Francës nga “Euro 2020” për topin e humbur nga mesfushori i Junajtidit para barazimit zviceran dhe më pas për penalltinë e humbur nga ylli i PSG-së.

Diskutimi në tribunë me familjet e dy lojtarëve ishte i ashpër e me sa duket nisi pas 3-3 të Gavranoviç dhe përfundoi pas triumfit të Zvicrës.

Nëna e Rabiosë do të ishte kthyer me zemërim te prindërit e Pogbasë duke pyetur se si mesfushori i Junajtidit mund të kishte humbur një top kaq të përgjakshëm në mes të fushës, duke këshilluar më pas në fund të lojës babanë e Mbapesë për të edukuar djalin e tij dhe për ta bërë atë më pak arrogant. Aty situata më pas degjeneroi në fyerje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sergio Ramos do ta vijojë karrierën në Francë.

Federiko Kieza është zgjedhur sërish si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Herën e fundit që Italia fitoi titullin kontinen tal, Roberto Mançini ishte një fëmijë: viti 1968.

Në rrjetet sociale është bërë virale festimi i lojtarëve të Italisë pas sfidës, ku menjëherë pas vërshëllimës të kaltërit shpërthyen në f

Brescia dhe Milani kanë arritur marrëveshjen për Sandro Tonalin, të cilin kuqezinjtë e morën në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Lionel Messi do Barcelonën, Barcelona do Lionel Messin, por rinovimi i kontratës nuk po vjen.

Luis Enrique, trajneri i Spanjës, shprehet se ndaj Italisë do të jetë një ndeshje shumë e bukur për t’u parë.

Sa vlen çmimi i një fanelle për kombëtaren? Me sa duket aq sa suksesi apo ecuria e skuadrës në fjalë.

Antonine Griezmann duket se është mes lojtarëve që janë nxjerrë në shitje nga Barcelona, sipas kanalit spanjoll TV3.

Superkompjuteri ka parashikuar se Anglia do t’ia dalë të kualifikohet në finale të “Euro 2020”, por do mposhtet nga Italia në “Wembley”.