U shpall lojtari i ndeshjes, flet Kieza: Ia dedikoj Spinacolës, duhet të marrim trofeun

07/07/2021 - 16:41

Federiko Kieza është zgjedhur sërish si lojtari më i mirë i ndeshjes. Sulmuesi i Juventusit thotë se Italia po tregohet një ekip i madh dhe po bën gjëra të jashtëzakonshme në fushën e lojës.“Jemi ekip i madh. Spanja ka futbollistë të mirë, por ne ishim skuadër nga fillimi i ndeshjes deri në fund. Kjo gjë na shpërbleu.

Babai? Sigurisht që është i lumtur për mua. E di që jemi të vetmit që kemi shënuar në Europian. Dua të vazhdoj të ëndërroj”, ka thënë Kieza. Më tej ai foli për titullin si lojtari i ndeshjes dhe për finalen.

“Ia dedikoj Spinacolës këtë çmim të vogël. Madje, ia dedikoj edhe fitoren sepse këtë ndeshje do të na kishte dhënë një dorë të mirë. Luajtëm edhe për të dhe shpresojmë që t’i dhurojmë edhe finalen.

Nuk kemi shumë ditë për t’u rikuperuar dhe për më tepër në këtë sezon kemi luajtur çdo tri ditë. Kemi kohë për t’u rikuperuar dhe për të qenë gati sepse kemi një staf të jashtëzakonshëm.

Unë lideri? Unë si gjithmonë mendoj ditaditës. Stërvitem shumë dhe punoj si i çmendur për t’u përmirësuar. Jam profesionist dhe kjo shihet në fushën e lojës. Duhet të shohim centimetër pas centimetri.

Nuk duhet të fluturojmë, por të jemi me këmbë në tokë për të vazhduar këtë rrugëtim fantastik që kemi nisur”, përfundoi Kieza.

Sulmuesi i Juventusit u tregua vendimtar me golin e parë të ndeshjes, në momentin kur trajneri Mançini mund ta zëvendësonte. Në këtë mënyrë ai ndryshoi edhe planet e tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sergio Ramos do ta vijojë karrierën në Francë.

Herën e fundit që Italia fitoi titullin kontinen tal, Roberto Mançini ishte një fëmijë: viti 1968.

Në rrjetet sociale është bërë virale festimi i lojtarëve të Italisë pas sfidës, ku menjëherë pas vërshëllimës të kaltërit shpërthyen në f

Brescia dhe Milani kanë arritur marrëveshjen për Sandro Tonalin, të cilin kuqezinjtë e morën në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Lionel Messi do Barcelonën, Barcelona do Lionel Messin, por rinovimi i kontratës nuk po vjen.

Luis Enrique, trajneri i Spanjës, shprehet se ndaj Italisë do të jetë një ndeshje shumë e bukur për t’u parë.

Sa vlen çmimi i një fanelle për kombëtaren? Me sa duket aq sa suksesi apo ecuria e skuadrës në fjalë.

Antonine Griezmann duket se është mes lojtarëve që janë nxjerrë në shitje nga Barcelona, sipas kanalit spanjoll TV3.

Superkompjuteri ka parashikuar se Anglia do t’ia dalë të kualifikohet në finale të “Euro 2020”, por do mposhtet nga Italia në “Wembley”.

Në vigjilje të ndeshjes së turit të parë eliminator të Champions-it, ndaj kampionëve të Moldavisë, Sherif Tiraspol, e cila do të zhvilloh