Ancelottit i bllokohet rroga, ka 1.5 milionë euro detyrime ndaj shtetit spanjoll

30/06/2021 - 20:29

Carlo Ancelotti është rikthyer në Spanjë për të stërvitur sërish Realin e Madridit, por që në fillim të aventurës do t’i duhet të përballet me telashet e shkaktuara nga organet tatimore spanjolle.

Sipas këtyre të fundit, trajneri italian i detyrohet shtetit spanjoll rreth 1.5 milionë euro, kryesisht taksa të papaguara dhe kamatë-vonesa, nga kontrata që pati më herët me Realin e Madridit.

Pikërisht për këtë arsye, organet tatimore kanë lëshuar një urdhër ndalese të pagës së trajnerit italian, deri në shlyerjen e plotë të detyrimit prej 1.2 milionë eurosh, ndaj rroga e parë e Ancelottit duket se do të vonojë disa muaj.

Edhe personazhe të tjerë të botës së futbollit kanë pasur probleme me sistemin fiskal spanjoll, duke përfshirë emra si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo apo Jose Mourinho, të cilët kanë gjetur marrëveshje me organet tatimore vetëm pasi kanë shkuar në gjykatë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sergio Ramos do ta vijojë karrierën në Francë.

Federiko Kieza është zgjedhur sërish si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Herën e fundit që Italia fitoi titullin kontinen tal, Roberto Mançini ishte një fëmijë: viti 1968.

Në rrjetet sociale është bërë virale festimi i lojtarëve të Italisë pas sfidës, ku menjëherë pas vërshëllimës të kaltërit shpërthyen në f

Brescia dhe Milani kanë arritur marrëveshjen për Sandro Tonalin, të cilin kuqezinjtë e morën në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Lionel Messi do Barcelonën, Barcelona do Lionel Messin, por rinovimi i kontratës nuk po vjen.

Luis Enrique, trajneri i Spanjës, shprehet se ndaj Italisë do të jetë një ndeshje shumë e bukur për t’u parë.

Sa vlen çmimi i një fanelle për kombëtaren? Me sa duket aq sa suksesi apo ecuria e skuadrës në fjalë.

Antonine Griezmann duket se është mes lojtarëve që janë nxjerrë në shitje nga Barcelona, sipas kanalit spanjoll TV3.

Superkompjuteri ka parashikuar se Anglia do t’ia dalë të kualifikohet në finale të “Euro 2020”, por do mposhtet nga Italia në “Wembley”.